Konflikti që dy reperat kishin së fundmi me njëri-tjetrin ishte tepër i ashpër dhe për shkak të përmasave që mori, ata të dy përfunduan në polici me një çështje ende të pambyllur plotësisht.
Por Noizy dhe Cozman duket sikur kanë preferuar ta lënë pas atë mosmarrëveshje dhe të vazhdojnë të qetë jetët e tyre. Edhe pse fati i ka bërë ata bashkë në të njëjtin shtet (Itali), në të njëjtën kohë, nuk ka ndodhur asnjë incident dhe kjo tregon se inatet e vjetra mes tyre janë zhdukur. Ndërkohë që Noizy ndodhej në Itali për koncert, arsyeja e vajtjes së Cozman atje mendohet të ketë ketë qenë për qejf.