Leonaro DiCaprio ka patur fatin e madhe të takojë Papa Françeskun, gjatë një vizite në Itali.
Aktori gjatë takimit ka biseduar me Atin e Shenjtë në lidhje me ndryshimet klimatike që po peson sot bota dhe për rëndësinë e marrjes së masave në mënyrë urgjente. Dihet se DiCaprio është një ambientalist aktiv që prej vitit 1998 kohë kur themeloi "Leonardo DiCaprio Foundation" dhe që atëherë një pjesë e mirë e pasurisë së tij shkon në mbrojtje të mjedisit. Në vizitën në Vatikan, DiCaprio i ka dorëzuar Papës edhe një çek që do të shkojë për bamirësi. Por pavarësisht arsyes së vërtetë të takimit, fansat e aktorit nuk kanë humbur mundësinë për ta kthyer atë në shakanë e rradhës të internetit, duke e nxjerrë Leo-n si një njeri të dëshpëruar që vetëm bekimi i Papës mund ta ndihmojë të fitojë një Oskar! Ps: Ashtu qoftë!