Morena Taraku prej disa vitesh tashmë ndodhest jashtë Shqipërisë dhe është në përpjekje për të nisur një karierrë ndërkomëtare.
Së fundmi ajo është zhvendour në Turqi, ku ka qenë mjaft e angazhuar me koncerte dhe ka publikuar edhe disa projekte muzikore.
Në "Instagram-in" e bukuroshes ditën e sotme janë surprizuar të gjithë pasi në të është shfaqur një foto e saj me yllin latin J Balvin.
J Balvin i cili kishte shkuar në Stamboll për një koncert gjigant është takuar me Morenën në një prej restoranteve të metropolit turk me ç’rast kanë shkrepur disa foto dhe video të përbashkëta bashkë edhe me personat e tjerë të ekipit të Morenës.
Nuk dihet nëse takimi ka qenë i rastësishëm apo i planifikuar për punë të përbashkëta mes dyshes mirëpo ajo që dihet sigurtë është që Balvin ka mbetur me përshtypje të mira nga Taraku të cilën ka filluar ta ndjekë nga profili i tij me mbi 30 milionë ndjekës.