E ftuar në programin e fundjavës “Një kat më lart” ishte Xheni Mhillaj, ish banore e ‘Big Brother’ e po ashtu konkurente e “Dance with me”. Bukuroshja konfuzoj ndjekësit e saj por edhe portalet me një foto e veshur si nuse teksa kaq mjaftoi që të aludoheshin lajme për të. E pyetur nga moderatori Ermal Peçi ajo tregon se gjithçka ishte në funksion të një reklame dhe se absolutisht nuk është martuar.
Xheni ndau me Ermalin shqetësimin e saj që shpesh në portale e lidhin me këdo, aq sa ka frikë të vendosi foto me një mashkull se do të aludojnë një lidhje të re. Një ngjarje e tillë ndodhi edhe me Olsin. Një foto e tyre së bashku u komentua si një lidhje e re.
“E kam si vëlla, kam pasur gjithmonë një respekt të madh për të. Ai në raport me mua nuk ka ndryshuar kurrë, më ka ndihmuar shumë” – tha Xheni.
A mendon ajo se afrimiteti i tyre ka bëre xheloze edhe Fiorentinën, ish partneren e tij? Flet ajo sot me Fiorentinën? Zbuloni më shumë pas minutes të 17-të ndërsa mos humbisni intervistën e plote në “Një kat më lart”.