INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse vallë? Albërija sqaron më në fund sherrin e kushërirave Anxhelina-Beatrix dhe i vuri kapakun këtij muhabeti: Përderisa...[FOTO]

Pse vallë? Albërija sqaron më në fund sherrin e kushërirave Anxhelina-Beatrix dhe i vuri kapakun këtij muhabeti: Përderisa...[FOTO]

Publikuar më: 17:25 28-04-2019

Muaj më parë bëri bujë në media sherri mes dy kushërirave të njohura Anxhelina dhe Beatrix Ramosaj. Dy këngëtaret e njohura dhe pjesëtar të tjerë të familjes nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’, gjë që ngriti aludimet se mes tyre kishte nisur një sherr.

Më vonë u përfol se arsyeja e sherrit ishte make-up artisti Ariel, i cili është mik i ngushtë me Anxhelinën. Megjithatë lidhur me këto lajme askush nga pjesëtarët e familjes së njohur nuk foli, por Albërija s’ka duruar më dhe i ka vënë kapakun këtij muhabeti.

E ftuar sot në “E Diell”, nëna e Anxhelinës, Albërija nuk e mohoi sherrin mes kushërirave dhe bujën që pason në media.

“Fëmijët e motrës sime i dua shumë. Ndonjëherë bëjnë zënka për gjëra të vogla, pastaj e heqin njëra-tjetrën nga Instagrami, portalet fillojnë të bëjnë lajmet dhe kështu me rradhë”, rrëfeu ajo.

Mirëpo, a kanë më inate mes tyre apo jo?

“Përderisa unë këto ditë që jam në Shqipëri po jetoj te shtëpia e motrës sime, a nuk bien poshtë këto që po thoni ju? Shkojmë shumë mirë me njëra–tjetrën, nuk ka asgjë për t`u shqetësuar”, tha duke qeshur Albërija.

Por ne nuk e morëm vesh tamam se pse kanë bërë sherr.

rije.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996