Instruktorja e fitnesit Dorina Mema e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ka folur gjatë për të gjithë personazhet e njohur të ekranit që ka stërvitur në palestrën e saj. Ajo është ndalur gjithashtu tek modelja Kejvina Kthjella për të cilën ka thënë se preferon të mos e ketë në palestër pasi modelja i huton të gjithë klientët e saj.
Dorina thotë se e ka stërvitur Kejvinën dhe se modelen e duan shumë, por tani që është në Amerikë le të rrijë aty në Hollywood. Këtë intervistë duket se e ka ndjekur edhe Kejvina e cila e ka postuar në instagramin e saj këtë moement ndërsa me humor krahas videos shkruan: “Iku Kevi”.