INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse vallë, ka vjedhur këngën? FERO-s i sulmojnë INSTAGRAM-in, shihni çfarë i kanë bërë, reagon reperi! [FOTO]

Pse vallë, ka vjedhur këngën? FERO-s i sulmojnë INSTAGRAM-in, shihni çfarë i kanë bërë, reagon reperi! [FOTO]

Publikuar më: 15:10 08-10-2018

Ai është një nga reperët më IN të momentit dhe këngët e tij po kthehen në hite edhe pse është në një moshë shumë të re.

Ditën e djeshme, Fero ka publikuar edhe projektin e tij më të ri i cili titullohet “Bona Fam” ku në tekst flet për rrugën e tij drejt famës dhe vështirësitë që ka hasur. Ai sigurisht nuk ka harruar diss-et për konkurentët e tij në muzikë ku i akuzon për blerje klikimesh në you tube.

Mirëpo i ka ndodhur e papritura, pasi i kanë sulmuar Instagramin dhe Youtube. Ai ka reaguar me disa postime në Instagram ku njofton njekësit e tij se i kanë sulmuar Instagramin dhe i kanë fshirë postimin ku ka publikuar klipin e tij të ri dhe shprehet që duan ta dëmtojnë.

“DASHAMIR tmi prom n ora 5 tmengjesit mu ka sulmu instagrami ma kan fshi postimin ku e kom postu Videoklipin tem , JU NJERZ TLIG QE HALA SJENI TU NAL MEM DEMTU , SA TUM RRE GJALL DAMARI SKA BIR NONE NKET TOK QE MUN UM NAL ... Un muzik boj per kejt fansat e mi per fansa qe qohen prej gjumi me muziken tem e flejn ngjum me muziken tem , un i kom full clubet nqdo ven ku shkoj ndaqni me dit shum shpejt Festivale e Stadiume kome mush me njerz”, shkroi ai.

frsa.png

tent.png

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496