Eva Murati është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Murati, prej vitesh tashmë është bërë pjesë e televizionit duke drejtuar një emision sportiv. Së fundmi, ajo është ka marrë një surprizë të këndshme nga klubi i futbollit turk, Antalyaspor.
“Një nga surprizat më të mira ndonjëherë! Delegatët e klubit të futbollit në Antalia erdhën për të më vizituar me një dhuratë të veçantë, fanellën e tyre zyrtare me emrin tim në të, shënuar numri 7, numri fatlum i qytetit të Antalias! Shumë faleminderit! Më zbukuruan ditën.”, ka shkruar Eva.