Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur menaxherit të njohur Faton Shoshi, i cili është sulmuar në qytetin e Prishtinës mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00.
Menjëherë pas sulmit, Shoshi është dërguar menjëherë në spital dhe sipas 'Lajmi.net', në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se për këtë ngjarje është arrestuar një shtetas mashkull 26-vjeç me inicialet K.B, i cili po mbahet në paraburgim për 48 orë. Policia ende po kryen proçedurat e zbardhjes së ngjarjes ndërsa Fatoni ndodhet në spital për të trajtuar lëndimet që ka marrë në trup.