Ndonëse kishit planifikuar të kalonit një mbrëmje të nxehtë, ndodh që akti seksual të kthehet në makthin e jetës suaj.
Sigurisht që dhimbjet gjatë penetrimit nuk janë aspak të lehta dhe shpeshherë vajzat dhe gratë nuk dëshirojnë të flasin për to, mirëpo kjo gjë mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj nëse nuk e trajtoni në kohë.
Në qoftë se dhimbja është e shkurtër ose kronike, mund të ndikojë shumë në vijimësinë e marrëdhënies. Dhe pjesa më zhgënjyese është se femrat nuk kërkojnë ndihmën e gjinekologëve për trajtimin dhe zbulimin e arsyes, transmeton living.al.
Kështu që nëse po përjetoni seks të dhimbshëm, flisni me të dhe mos vuani në heshtje.
Ja cilat janë 5 arsyet përse femrat ndiejnë dhimbje gjatë seksit:
1. Gjendja shëndetësore: Sipas statistikave të OBSH-së, rreth 30% e grave pranuan se kishin patur dhimbje gjatë seksit ndërkohë që vuanin nga infeksionet e fshikëzës së urinës, cistet në vezore, fibroidet e mitrës ose inflamacioni vaginal Maja. Dhimbja gjatë seksit në shumicën e rasteve nxitet nga një gjendje mjekësore, prandaj flisni sa më parë me mjekun tuaj.
2. Çrregullimet hormonale: Një ndër shkaktarët kryesorë të dhimbjeve gjatë seksit janë çrregullimet hormonale. Estrogjeni është hormoni që mban vaginën tuaj të lubrifikuar, kështu që çdo rënie e tij mund ta të bëjë të vështirë të keni marrëdhënie të kënaqshme.
3. Pozicioni i gabuar ose i pafavorshëm: Në qoftë se seksi është i dhimbshëm ose i parehatshëm, kjo situatë mund të jetë e lidhur ngushtë po ashtu edhe me pozicionin që keni zgjedhur. Diskutojeni këtë gjë me partnerin tuaj dhe provoni diçka të re.
4. Marrëdhënia juaj nuk po funksionon: Për gratë, nxitja seksuale fillon me trurin. Nëse keni komunikim të dobët me partnerin ose në rastin më të keq dyshoni për besnikërinë e tij, apo ndjenjat rreth jush, ka të ngjarë të keni probleme që shfaqen jo vetëm nga psikologjike, por edhe në shtrat.
5. Thatësia vaginale: Thatësia vaginale është një problem i zakonshëm për të cilën shumë gra e kanë të turpshme që të flasin. Studimet kanë treguar se 4 nga 10 gra vuajnë nga ky problem, që mund të çojë në dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe vështirësi për të arritur orgazmën.Përveç kësaj, thatësia vaginale mund të çojë në nevojë për të urinuar më shpesh dhe ripërsëritje të infeksioneve urinare. Zgjidhja? Shumë e thjeshtë, mjafton një lubrifikant me bazë uji. Thatësia vaginale mund të vijë gjithashtu si rezultat i niveleve të ulëta të estrogjenit dhe si një efekt anësor i barnave të caktuara.