INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse yoga nuk është thjesht një ushtrim fizik dhe çfarë duhet të dini për të

Pse yoga nuk është thjesht një ushtrim fizik dhe çfarë duhet të dini për të

Publikuar më: 13:07 23-03-2017

Mendoni dhe për fleksibilitetin tuaj në shtrat...

Përfitimet që sjell yoga në nivel fizik janë padyshim të mëdha: përmirëson fleksibilitetin, forcon muskujt, zvogëlon dhimbjet e qafës dhe të shpinës, rrit funksionimin e mushkërive, kontrollon tensionin e gjakut dhe ul stresin. Por a është yoga vetëm një ushtrim fizik, një formë e shëndetshme gjimnastike për të tonifikuar trupin dhe për të ulur stresin?

Në fakt, është shumë më tepër se kaq: praktika e vetëdijshme e yogës i përket trupit, mendjes dhe shpirtit. Origjina e yoga-s, e lindur në Indi si një disiplinë që përfshin si trupin ashtu dhe shpirtin ka kontribuuar në nxjerrjen në dritë përfitimet në këndvështrimin fizik, duke lënë pas, të paktën pjesërisht, ato aspekte që lidhen më së shumti me jetën e brendshme të secilit prej nesh. Mund të praktikohet nga të gjitha moshat.

Yoga rrit fleksibilitetin dhe lëvizjet e trupit, duke u kthyer kështu në një disiplinë të përshtatshme për ata që nuk i pëlqejnë edhe aq lëvizjet. Në të vërtetë yoga lind si një aktivitet që kujdeset njëkohësisht si për trupin ashtu edhe për mendjen, e shoqëruar nga një filozofi tejet precize. Kohët e fundit është hedhur si ide që të shndërrohet në një sport olimpik, por kjo nuk nënkupton që të “shuhet” ana shpirtërore e yoga-s.

Personat që vuajnë nga pagjumësia, mund të praktikojnë këtë lloj sporti, veçanërisht ushtrimet që ndikojnë në qetësimin e mendjes dhe të trupit, në mënyrë që të lejojnë organizmin të afrohet me më shumë harmoni momentit të çlodhjes. Studimet e fundit kanë treguar se 20 minuta në ditë mund të ndihmojnë ata që kanë vuajtur nga sëmundje të rënda që të flenë me shpejt dhe me rehat se më parë.

Ata që nuk praktikojnë yoga-n ndoshta nuk janë në dijeni të faktit se si lëvizjet gjatë ushtrimeve mund të ndihmojnë në qetësimin e frymëmarrjes. Gjithashtu, ndihmon shumë dhe na mban të gjallë e të rinj. Sipas studimeve, ata që ushtrohen rregullisht, mund të arrijnë të duken 9 vjet më të rinj krahasuar me moshën reale biologjike. Shpesh, disa mësues të yoga-s në moshë të kaluar, duket më të rinj krahasuar me nxënësit e tyre. Seanca të duhura dhe të vazhdueshme të yoga-s për ata persona që vuajnë nga dhimbja e shpinës, mund të gjejnë shpëtim, pasi parandalon shfaqjen e dhimbjeve dhe minimizon nevojën për të marrë ilaçe kundër dhimbjeve. Ushtrime të shumta të yoga-s ndikojnë në përmirësimin e lëvizjeve dhe elasticitetit të shtyllës kurrizore, duke çkontraktuar muskujt.

Përveç përfitimeve fizike, yoga është padyshim ndihmë për meditimin dhe ndikon pozitivisht në përmirësimin e aftësive të përqendrimit, jo vetëm gjatë kryerjes së ushtrimeve, por edhe gjatë jetës së përditshme.

Article Logic
Execution time: 0.0022690296173096