INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse zënkat në çift janë të nevojshme për lidhjen tuaj

Pse zënkat në çift janë të nevojshme për lidhjen tuaj

Publikuar më: 12:09 04-08-2017

Të martuar ose jo, duke i evituar konfliktet, do të endeni gjithmonë në një mungesë komunikimi. Shumë çifte përfshihen në këtë model, sepse nuk gëzojnë mënyrat dhe kompetencat verbale.

Sipas ekspertëve, zënkat mund të ndihmojnë çiftet që të mos “helmojnë” atmosferën mes njëri-tjetrit. Përveç kësaj, modeli i moskomunikimit në të vërtetë i largon çiftet nga njohja

Shumica e çifteve mundohet që t’i shmangë grindjet, me idenë se kështu marrëdhënia e tyre mund të jetë më e qëndrueshme dhe me plot dashuri. Por kjo është krejtësisht një gjë e gabuar. Ja se çfarë thotë një studim:

Nëse prej shumë kohësh po jetoni një lidhje serioze në çift, është më se normale që bisedat e bezdisshme të jenë bërë pjesë e jetës suaj. Për shembull, të shpeshta mund të kenë qenë grindjet për daljet në orët e vona, për punët e shtëpisë, për shpenzimet e shumta të parave etj. Por, gjithsesi, ju nuk duhet të shqetësoheni, sepse grindjet me partnerin apo partneren tuaj mund të ndikojnë pozitivisht në marrëdhënien që keni ndërtuar e do të ndërtoni. Kështu, lajme të mira vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Marriage and Family”, thuhet se “marrëdhëniet evoluojnë dhe në këtë evoluim çiftet preferojnë t’i largojnë dhe t’i injorojnë problemet e tyre, por kjo mund të jetë një gjë e keqe”.

Sarah Holley, asistentja dhe pedagogia e psikologjisë në Universitetin e San Franciskos, ka intervistuar 127 çifte, të cilat ishin të martuar prej shumë vitesh. Holley, intervistat me ta, i ka kryer disa herë në 14 vitet e fundit. Gjatë kësaj kohe, ajo dhe kolegët e saj vëzhguan zhvillimet e konflikteve të çdo dite, si për punët e shtëpisë ashtu edhe për financat. Ajo çka studiuesit zbuluan në lidhje me shumë çifte, sipas një skeme të mirëkonsoliduar, ishte se, njëri prej partnerëve fajësonte tjetrin që nuk angazhohej në punët e shtëpisë dhe se partneri tjetër përpiqej të evitonte mjaft thjesht diskutimin.

Tentohet që problemet të evitohen

“Me kalimin e kohës, të dy bashkëshortët treguan një rritje të konsiderueshme në sjelljen e tyre në mosadresimin e problemeve, që do të thotë se, të dy bashkëshortët kishin tendencë të shmangnin diskutimet e konfliktit, duke u përpjekur të devijonin vëmendjen nga subjekti”, shpjegon Holley. Kjo është një tendencë, e cila nuk vërehet vetëm te çiftet e martuara, por vlen edhe për çiftet që janë heteroseksuale. “Nuk kemi gjetur ndryshime në sjellje gjatë diskutimeve që ata bënin. Për më tepër nuk besoj se rezultatet e këtij studimi janë vetëm për çiftet e martuara. E prisja që të gjitha çiftet e impenjuara prej shumë kohësh të kishin të ngjarë të tregonin një model të ngjashëm të ndryshimit”, vazhdon më tej Holley.

Mungesa e komunikimit

Të martuar ose jo, duke i evituar konfliktet, do të endeni gjithmonë në një mungesë komunikimi. Shumë çifte përfshihen në këtë model, sepse nuk gëzojnë mënyrat dhe kompetencat verbale për të cilat kanë nevojë, në mënyrë që të negociojnë me sukses zgjedhjen e konflikteve. Kështu, me kalimin e kohës, mes tyre, është rrënjosur modeli “evito problemet” për të ruajtur paqen. Në qoftë se ekzistojnë dallime dhe palët nuk janë të prirur për kompromis, shmangia e konflikteve mund të bëhet një mënyrë e “mirë” për të mbajtur ekuilibrin e marrëdhënieve. Por te çiftet e reja, mungesa e komunikimit mund të jetë edhe më e rëndë, sepse zgjidhja e problemeve anashkalohet dhe ato bëhen dita-ditës edhe më të mëdha.

Thojuni po grindjeve

Sipas ekspertëve, zënkat mund të ndihmojnë çiftet që të mos e “helmojnë” atmosferën mes njëri-tjetrit. Përveç kësaj, modeli i moskomunikimit në të vërtetë i largon çiftet nga njohja reciproke dhe kjo çon më pas në pakënaqësi, mëri, në grindje dhe madje edhe në fyerje mes tyre. Duhet të kuptoni që ndonjëherë ju duhet të grindeni, por gjithmonë duke e përballuar diskutimin, për të arritur në një pikë takimi të pranueshme për të dyja palët. Nëse njëri nga të dy nuk është i gatshëm ta bëjë këtë gjë, çështja do të çohet në limite dhe kështu do të krijohet armiqësia, ndërsa hendeku midis çifteve do të rritet pashmangshmërisht. Ne ju paralajmëruam! Kështu që përvetësojini këto këshilla të vlefshme për të pasur një jetesë sa më të mirë në çift. Gjithsesi, në fund të fundit, çdo gjë është me limit, kështu që edhe grindjet duhet të jenë të tilla …

Article Logic
Execution time: 0.0040078163146973