INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Pse zgjodha Arjola Shehun dhe Rozana Radin" [FOTO]

Publikuar më: 12:49 25-03-2017

Numri më i ri i revistës “Harmony” sapo ka dalë në treg dhe kryeredaktorja Elda Laze ka disa fjalë të ëmbla për të thënë për yjet që kanë pushtuar faqen e parë të revistës së saj. Bëhet fjalër për Rozana Radin, Anjeza Majën dhe moderatoren e njohur të emisionit  “Tek Unë” në IN Tv, Arjola Shehun. Nuk mund të kishte zgjedhje më të mira të mundshme se sa këto personazhe të bukura dhe jo vetëm,  të ekranit shqiptar. Për këtë është mëse e bindur vetë Elda Laze, e cila ka shpjeguar arsyet se pse ka zgjedhur këto femra si pjesë të kopertinës së “Harmony”, një numër ky ndryshe nga të tjerët, ku bukuroshet ndaluan trafikun dhe kthyen rrugët e Tiranës në Neë York, për të përçuar mesazhin e “Forcës së Femrës”.

“Zgjodha Rozin si ideal i forcës së femrës. Zgjedh Rozin si e vetmja mikeshë zemre e personazh që di të jetë mirënjohëse, kur ne gazetarët krahas profesionit bëjmë PR më të mirë të personazheve publike, zgjedh Rozin përherë e përgjithmone sepse gjithçka e ka arritur me punë e këmbëngulje. Zgjodha Arjolën time të dashur si e ardhmja më e bukur e Televizionit Klasik ku fama nuk bëhet me skupe por me punë e imazh elegant. Zgjodha Anjezën si imazh i konsoliduar dhe çuditërisht, me gjithë jetëgjatësinë në TV, aspak i konsumuar. I dua femrat e këtij coveri të Harmony për një energji të jashtëzakonshme që krijuan gjatë photoshooting. Faleminderit. Mirënjohje veçanërisht mikeshave të mia që nuk i kursejnë komplimentet për çdo kopertinë.”, këto ishin fjalët e Eldës që vijnë pas një pune të palodhshme dhe me shumë pasion. 

Article Logic
Execution time: 0.0074779987335205