Pas hipotekimit të kampionatit shumë javë para se të përfundonte, Paris Saint Germain fitoi edhe një tjetër trofe në këtë sezon. Skuadra e Blanc mori Kupën e Ligës së Francës duke mundur në finalen e mbrëmshme Lille me rezultatin 2 – 1 në stadiumin “Saint Denis”.
Një lojë e fortë për këtë trofe të lakmuar në Francë. Fillimisht shënoi Pastore, ndërsa Sibide barazoi përkohësisht rezultatin. Goli i Di Maria nga 30 metra largësi përcaktoi fitoren për Paris që në atë moment ishte me 10 futbollistë për shkak të një kartoni të kuq të marrë nga Rabiot. Kështu parisienët morën për herë të tretë radhazi këtë trofe.
Paris Saint Germain po zotëron futbollin në Francë në vitet e fundit, por nuk po arrin në Europë. Paris i ka mbetur vetëm Kupa e Francës ku në finale do të luajë me Marseille më 21 maj po në stadiumin “Saint Denis”.