Pas Juventusit që ka ofruar 100 milionë euro për Kristiano Ronaldon, “Mundo Deportivo” raporton se francezët e PSG-së kanë gati një ofertë marramëndese për yllin e Barcelonës Filipe Kutinjo.
Ky pritet të jetë viti i “çmendurive” në merkato.
Plot 270 milionë euro janë të gatshëm të paguajnë parizienët për futbollistin brazilian, i cili u transferua nga Liverpuli te Barcelona.
Me afrimin e Kutinjos, drejtuesit e PSG-së do të bindnin në një farë mënyrë për të qëndruar edhe Nejmarin, i cili kohët e fundit ka menduar edhe largimin. Titulli kryesor i gazetës “Mundo Deportivo” i është kushtuar pikërisht ofertës marramendëse të PSG-së për Kutinjon.