Paris Saint-German janë gati për t’i hyrë garës për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, sipas revistës prestigjioze The Sun.
Pogba do të largohet nga klubi pas sherreve që ka pasur me trajnerin Jose Mourinho, edhe pse mundësia ekziston që ai të qëndrojë, nëse trajneri pezullohet.
PSG, e cila mendon se do të shmangë sanksionet e ‘Fair Play-it Financiar’ ka folur tashmë me menaxherin e Pogba, Mino Raiola, për një lëvizje të mundshme te klubi dhe besojnë se ai do t’u bashkohet atyre.