INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PSG-ja dhe Benfika në çerekfinale të Champions League-s

PSG-ja dhe Benfika në çerekfinale të Champions League-s

Publikuar më: 08:46 10-03-2016

PSG dhe Benfica janë dy skuadrat e tjera të kualifikuara për në fazën çerekfinale të Uefa Champions League, pasi të dyja fituan me rezultat të njëjtë 1-2 dhe sfidat e kthimit.

E kualifikuara e parë e së mërkurës në çerekfinalet e Champions League-s qe skuadra portugeze e Benfikës. Ekipi portugez i zgjidhi të dy ndeshjet eliminatore në momentet e fundit.

Pas një pjese të parë për t’u harruar, Hulk u dha zemër vendasve të Zenitit kur shënoi në minutën e 69-të. Goli i dytë do t’i kishte kualifikuar rusët, por nuk u arrit të shënohej. Krejt ndryshe nga sa pritej, golin e gjejnë portugezët, që realizojnë dy herë në minutën e 85-të dhe të 96-të, me golashënues Gaitan-in dhe Talisca-n.

PSG, që kishte fituar dhe takimin e parë në Francë 2-1 ndaj Chelsea-t e nisi mirë transfertën e Londrës duke kaluar përpara që në minutën e 16-të me Rabiot, që finalizoi një pasim të jashtëzakonshëm të Ibrahimovic. Chelsea megjithatë i dha vetes shprese në të 27-tën, kur Diego Costa përfundoi me mjaft klas një aksion skuadre te Bluve të Londrës.

Dy skuadrat zhvilluan për më tepër një futboll dëfryes në “Stamford Bridge”, por në të 67-tën, parizienët arritën të kalonin përpara me një gol të Zlatan Ibrahimovic, që vulosi dhe kualifikimin e francezëve, të cilët dhe një vit më parë arritën të eliminojnë pikërisht në këtë fazë të turneut Chelsea-n.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.004925012588501