Akoma nuk është mbyllur sezoni dhe ekipet europiane kanë filluar tratativat më shumë lojtarë të cilët kanë treguar një formë të shkëlqyer këtë sezon, midis tyre edhe futbollisti i Leicester City, N’golo Kante. Nuk mund të qëndronte larg kësaj çështje skuadra e PSG e cila ka potencialin e nevojshëm monetar.
Parizienët janë vënë në kërkim të mesfushorit francez N’golo Kante, i cili këtë sezon ka qenë ndër lojtarët më të mirë duke ndihmuar “dhelprat” të jenë pranë fitimit të titullit kampion. Për të arritur tek mesfushori, drejtuesit e PSG e kanë të thjeshtë pasi klauzola e tij është vetëm 25 mln euro, shifër mjaft e vogël duke parë financat e klubit francez.