INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PSG tripletë, Bayern dhe Juventus bëjnë

PSG tripletë, Bayern dhe Juventus bëjnë "biss", Manchester United shpëton sezonin [VIDEO]

Publikuar më: 22:28 21-05-2016

Sot ka qenë dita e finaleve të Kupave ku ekipe të forta janë përballur me njëri-tjetrin, disa për të shtuar numrin e tyre, e disa për të shpëtuar sezonin.

Në finalen e Kupës së Gjermanisë të zhvilluar të shtunen mbrëma ndërmjet Bayern Munich dhe Dortmund, e fitoi skuadra bavareze pas ekzekutimit të penaltive. Ndeshja përfundoi 0 me 0 gjatë kohës së rregullt, ashtu si përfundoi edhe pas kohës shtesë, dy herë nga 15 minuta. Gjatë  ekzekutimit të penalltive skuadra e Bayern rezultoi të jetë me e saktë pasi të gjithë shënuan përvec Kimmich duke fituar 4 me 3. Numri i DFB Pokal kupave të fituara nga Bayern shkon në 18 në total. Kështu Pep Guardiola e mbyll me trofe aventurën e tij tek Bayern Munchen.

Skuadra e Manchester United i ka bërë një mbyllje të mirë sezonit, teksa ka fituar trofeun e dytë për nga rëndësia në Angli. Ekipi i drejtuar nga Louis Van Gaal mposhti në finale vetëm pas kohës shtesë Crystal Palace me rezultatin 1-2. Goli i fitores në minutat e fundit u shënua nga Lingard, duke bërë që ekipi i Manchester të marrë një trofe këtë sezon.

Në finalen e Kupës së Francës ndërmjet Marseille dhe PSG, ky i fundit doli triumfues. Paris Saint-Germain fitoi me rezultat 4 me 2 falë golave të Matuidi, Ibrahimovic dy herë dhe Cavani-t. Kurse dy golat për Marseille-n i shënuan Thauvin dhe Batshuayi. Kjo është Kupa e 10-të që PSG e fiton dhe e dyta radhazi.

Ndërsa në Itali Juventusi shkruan historinë duke fituar Kupën e 11-të të Italisë, dhe  për të dytin vit radhazi koleksionon titull-Kupë (askush s'kishte arritur ne Itali). Vendos goli i Moratës në kohën shtesë. Milani jashtë Europës, Sassuolo në play-off të Europa League.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828