INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Psikopati më është ngjitur sërish pas”, zbardhet dëshmia e të dashurit të Luana Vjollcës [FOTO]

“Psikopati më është ngjitur sërish pas”, zbardhet dëshmia e të dashurit të Luana Vjollcës [FOTO]

Publikuar më: 13:15 19-07-2017

Përndjekja që shtetasi Besmir Lila i bënte moderatores Luana Vjollca dhe konflikti i të dashurit të saj me të, bëri shumë bujë në media.

Biznesmeni kosovar Krenar Çoçaj ka dhënë më në fund edhe dëshminë e tij.  Për shkak të shqetësimeve që moderatorja kishte nga Lila, biznesmeni ka shkuar të shoqëronte partneren  e tij gjatë largimit nga ambientet e punës,sipas panorama.

Në deklaratën e bërë pas ngjarjes, në vendimin eApelit,  Çoçaj ka sqaruar se ka ndërhyrë menjëherë  ditën kur e dashura e tij u tremb shumë nga fansi i saj i zjarrtë. Krenari ka ndërhyrë menjëherë pasi kur ishin të bllokuar në trafik në zonën e Unazës së Re, ka parë fansin, Besmir Lila të shkojë te xhami i makinës së moderatores.

dfg_rghrt.png

 

jhkujku.png

 

yuiugiugy.png

DESHMIA E ÇOÇAJT

Sipas materialit kallëzues, Oficeri i Policisë Gjyqësore, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasin Krenar Çoçaj, i cili ka shpjeguar se ishte i lidhur prej dy vjetësh me shtetasen Luana Vjollca, e cila punonte në TCH.

Kësaj shtetaseje, prej dhjetorit 2016, e përndiqte një person, i cili i shkruante vazhdimisht dhe e ndiqte atë nga pas ku ajo shkonte, shkak për të cilin ajo ka qenë e shqetësuar.

Për këtë arsye ai ka shkuar për ta shoqëruar atë ditë nga puna. Më tej, sipas deklaruesit, ndërsa po ktheheshin në Tiranë, secili në makinën e tij, tek Unaza e Re ka parë që Luanën e ndiqte një mjet, që tentonte t’i dilte para.

Në një moment Luana e ka telefonuar duke i thënë “ky psikopati më është ngjitur me makinë nga pas”. Më pas, sipas deklaruesit, ndërsa po afroheshin te mbikalimi, ku kishte trafik, ka parë këtë person, që ka zbritur nga makina e tij dhe është afruar te makina e Luanës.

Deklaruesi pohoi se ka shkuar aty duke i thënë “çfarë don ti me gruan time”, ndërkohë që ky person e ka kërcënuar se do ta vriste dhe tentonte ta fuste dorën në një çantë që kishte në krah. Pas kësaj, sipas deklaruesit, ky person e ka goditur me grusht, gjë të cilën e ka bërë dhe ai, pasi nuk mund ta linte të nxirrte ndonjë armë, ndërkohë që pas kësaj aty ka mbërritur Policia.

krenar-luana.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043580532073975