Pas shkarkimit të gjyqtarit Fatos Lulo nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi ka publikuar ditën e sotme 7 kandidatët për vendin vakant.
Ajo që bie në sy është edhe kandidimi i ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku.
Kuvendi bën me dije se pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 25.7.2018, të hapjes së procedurave të aplikimit për vendin vakant për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur aplikimet kandidatët e mëposhtëm:
1. znj. Elsa Toska
2. znj. Fiona Papajorgji
3. z. Ilir Panda
4. z. Sinan Tafaj
5. z. Theodhori Sollaku
6. znj. Valbona Bala
7. z. Vasil Bendo