Sheshi ‘Skënderbej’ është vlerësuar maksimalisht, duke sfiduar sheshet e vendeve të tjera evropiane dhe duke fituar çmimin e parë, si më i bukuri në Europë.
Në konkursin e zhvilluar në Barcelonë, Sheshi ‘Skënderbej’ ka marrë çmimin si ‘Sheshi më i Bukur në Evropë për 2018’.
Çmimin Evropian për hapësirën publike urbane është një konkurs dyvjeçar organizuar nga Qendra e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës (ÇCB) dhe gjashtë institucionet evropiane me qëllim për të njohur dhe për të inkurajuar projektet e rimëkëmbjes dhe mbrojtjen e hapësirës publike në qytetet tona. Çmimi, i krijuar në vitin 2000 dhe këtë vit feston edicionin e tij të dhjetë.
Juria Ndërkombëtare e Çmimit Urban të Hapësirës Evropiane përzgjodhi 25 punime si finaliste në mesin e 279 projekteve nga 32 vende evropiane.
Lidhur me këtë çmim ka reaguar edhe kryeministri Rama me anë të një statusi në Facebook ku ka shprehur gëzimin e tij. Rama shprehet se ideja u projektua e filloi zbatimin nën rrebeshin e sulmeve të qeverisë së kohës Berisha dhe analistëve. Por sot shton kryeministri, pas një odiseje që zgjati plot 10 vjet, sheshi Skënderbej që e deshëm me të gjithë forcën e vizionit e të këmbënguljes sonë, ka marrë të gjithë hakun që meriton.