INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohen data e provimeve për maturantët.

Publikohen data e provimeve për maturantët.

Publikuar më: 10:41 24-03-2016

Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin  e ri për provimet e maturantëve dhe pranimin e tyre në universitete. Duke nisur nga dita e premte nis plotësimi i Formularit A1, në të cilin të gjithë maturantët do të caktojnë dy lëndët që zgjedhin të japin provim, të cilat ndikojnë në garën finale në fakultete. Pikët  e këtyre provimeve bashkangjitur dhe notën mesatare të tri viteve të gjimnazit caktojnë fituesit në universitete.
Në bazë të udhëzimi, pesë provimet me detyrim e më pas ato me zgjedhje do të jepen gjatë një periudhe 3-javore nga data 4 deri më 24 qershor.
Në udhëzimin për zhvillimin e provimeve të maturës janë të detajuara edhe rregullat për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimeve, të njëjtat me maturat e viteve të kaluara.

Datat e provimeve:

Testi i Gjuhës së Huaj është i pari për maturantët. Më 4 qershor ata do të testojnë njohuritë në një nga 4 gjuhët: anglisht, italisht, gjermanisht apo frengjisht.
Testi do të jetë i nivelit B1 dhe hartohet në përputhje me planin mësimor të gjimnazit.
Në 11 qershor zhvillohet provimi i Gjuhë Letërsisë dhe me datë 17 ai i Matematikës.
Për tre provimet me detyrim testi do të përmbajë 25 pyetje nga të cilat 13 me alternativa që kanë nga një pikë dhe 12 me zhvillim të cilat në total vlerësohen me 50 pikë.
Ndërsa teza për dy provimet me zgjedhje, të cilat maturantët i caktojnë në Formularin A1 përmban 20 pyetje.
Dhjetë prej tyre janë me alternativa dhe vlerësohen me 10 pikë, ndërsa dhjetë të tjerat janë me zhvillim dhe kanë vlerën e 30 pikëve në testin që përmban 40 pikë gjithsej.
Provimet me detyrim zgjasin 2 orë e 30 minta, ndërsa dy provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë.
Vetëm provimi i Gjuhës së Huaj me zgjedhje, “ TOEFL Junior Standard test”, që vlerësohet nga ETS Global, zgjat 1 orë e 55 minuta.

Article Logic
Execution time: 0.003842830657959