INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohen dokumentet: Në Ballkan mund të shpërthejë lufta

Publikohen dokumentet: Në Ballkan mund të shpërthejë lufta

Publikuar më: 09:46 06-06-2017

Prestigjiozja "The Guardian" i ka dedikuar një artikull të plotë planeve të Rusisë për të shkaktuar destabilizim në Ballkan, e sidomos në Maqedoni. Në artikullin në fjalë citohen dokumente sekrete të shërbimit rus të inteligjencës, të cilat kanë rënë në duart e gazetarëve.

Këto dokumente u zbuluan fillimisht nga Organizata Botërore për Raportimin e Korrupsionit (OCCRP), që e ka ndarë më pas informacionin me “The Guardian”. Aty shpjegohet sesi shërbimi sekret rus, në bashkëpunim me serbët, ka punuar në mënyrë aktive për destabilizimin e rajonit.

Gjithashtu në dokumente shkruhet edhe përpjekjet e inteligjencës serbe për të mbështetur nacionalistët pro rusë dhe anti perëndimorë në Maqedoni. Operacionet për rritjen e ndikimit rus nisën në vitin 2008, kur Greqia bllokoi përpjekjet e Shkupit për anëtarësim në NATO, pas mosmarrëveshjeve të emrit.

Në këto dokumente sekrete përshkruhet me detaje se si funksion rrjeti i agjenturës. Burime për gazetën kanë thënë se tre agjentë të shërbimit të jashtëm sekret rus “SVR” janë të vendosur në Shkup dhe mbikëqyren nga stacioni i këtij shërbimi në Beograd. Artikulli ngre pikëpytejen e madhe se nëse Rusia arrin të përmbush planet e saja, sa e madhe mund të jetë mundësia për fillimin e një lufte në Ballkan?! Duke ditur se gadishulli është cilësuar si fuçi baruti gjithmonë.

Article Logic
Execution time: 0.0035238265991211