Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i dy ndeshjeve mes Lihtenshtainit dhe Shqipërisë, si dhe Kosovës kundër Kroacisë. Ndërkohë janë zbardhur formacionet me të cilët ekipet do zbresin në fushë.
Te Shqipëria jashtë formacionit ka mbetur Agolli, ndërsa në sulm Balaj, Llullaku, Hyka dhe Roshi do kërkojnë të çajnë murin kundërshtar. Dy mesfushorët e qendrës do jenë Kukeli dhe Abrashi, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Mavraj, Gjimshiti, Aliji dhe Hysaj. Ndërkohë që porta mbrohet nga Etrit Berisha.
Te Kosova, Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe Bernard Berisha mbështesin Bersant Celinën në sulm.