Pas ndeshjeve spektakolare në fazën eliminatore, Skënderbeu sonte nis një tjetër sfidë, atë të fazës së grupeve. Korçarët do të përballen në orën 19:00 me ekipin e Dinamo Kiev, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League, i cili është kompeticioni i dytë më i rëndësishëm evropian në rang klubesh.
Ilir Daja ka zgjedhur ta nisë këtë takim nga fillimi me Gjergji Muzakën në krahun e djathtë të mesfushës, duke ulur në stol Enis Gavazajn. Ndërkohë Bakari Nimaga i pezulluar do të zëvendësohet nga Bruno Dita.
19:00 | DINAMO KIEV – SKËNDERBEU
Dinamo Kiev: Koval, Vida, Kaçeridi, Kadar, Pivariç, Sidorçuk, Bujalski, Tsigankov, Garmash, Gonzalez, Mbokani
Trajner: Aleksandër Katskeviç
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Dita, Xhejms, Soue
Trajner: Ilir Daja
Gjyqtar: Bart Vertenten (Belgjikë)