Publikohen pamjet e grabitësve teksa futen në pistën e aeroportit. Në foto shihet sesi fugoni, që mbante të shkruar “Hetimi Tatimor” ka ndaluar përpara derës së zjarrfikësve dhe një person ka zbritur ku dhe ka këputur zinxhirin e portës hyrëse.
Pas pak minutash, kur kanë mbaruar grabitjen shihen dy grabitës teksa këpusin zinxhirin e portës dalëse të pistës, në krahun tjetër të aeroportit.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në harkun kohorë prej 4 minutash. Rreth orës 15:00 fugoni ka hyrë nga ana e parkingut në aeroport dhe është afruar deri tek dera që më pas edhe kanë mundur që ta hapin.
Nën kërcënimin e armëve, punonjësit e kanë pasur të pamundur të reagojnë, ndaj dhe grabitësve i janë dashur vetëm 4 minuta që marrin shumën e madhe të parave dhe të largohen. Megjithatë jashtë rrethimit të aeroportit ata janë ndjekur nga policia ku dhe ka pasur shkëmbim zjarri, nga ku mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj. Policia po vijon aksionin për kapjen e autorëve të tjerë.