Pas përfundimit të kupës së botës janë publikuar edhe kuotat kandidatëve për fitoren e mundshme të çmimit të futbollistit më të mirë të vitit në botë.
Sipas gazetës spanjolle "Sport", Cristiano Ronaldo është favorit për të fituar sërish "Topin e Artë". Sulmuesi portugezi kryeson me 2.63, i ndjekur nga sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah me 2.75. Lionel Messi, pas fushatës dëshpëruese të Argjentinës në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, ka zbritur në vendin e tretë.andidatë të tjerë janë Luka Modric, Kylian Mbappe e Neymar.
Këtë vit do të jetë shumë e vështirë përzgjedhja e një lojtari pasi lojtarët e mëdhenj zhgënjyen në këtë botëror dhe kanë humbur shumë pikë nga paraqitja e tyre.