Florit i shajnë të dashurën e portaleve dhe nuk mund të bënte reagim më të bukur se ky!
Këngëtarja e njohur Fifi, është ndër artistet më të dashura për publikun dhe njëkohësisht, ndër zërat më të pëlqyer të skenës shqiptare. Kohët e fundit lajmi i lidhjes saj me Flori Mumajesin mori dhenë dhe dyshja u argëtuan mjaft me titujt rozë që iu kushtuan atyre. Teksa ishin të ftuar në “Shiko Kush Luan”, Flori tha për Fifin se ajo ishte e dashura e tij e portaleve. Dhe video e famshme ku shfaqeshin duke aktruar në mënyrë të shkëlqyer si dy të dashuruar u komentua shumë, por dy artistët mohuan se janë në një lidhje dhe u shprehën se mes tyre ka vetëm miqësi.
Por para pak ditësh ata i habitën të gjithë fansat pasi hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami. Mirëpo edhe nëse ata nuk ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetet sociale, Flori e mbron Fifin sa herë i jepet mundësia.
Mbrëmjen e djeshme Flori ka publikuar në Insta Story një bisedë në Ëhats App me dikë që nuk e ka bërë publike, por nga ajo ç’ka shkruhet na lë të kuptohet se është një vajzë e cila i shkruan Florit për Fifin:Ahh mbase duhet të jemi Fifi një cop mishi me dy sy.
Por në anën tjetër Flori e ka quajtur një djall dhe ka mbrojtur Fifin duke u shprehur: “Ja si del djalli brenda teje. Një cop mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri, mishin dhe sytë i kanë plot por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq”.