Për shkak të punës dhe jetes së saj private, Luana Vjollca, është një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo gjithashtu është mjaft aktive në “Instagram”, aty ku numëron plot 1.6 milionë ndjekës.
Së fundmi, Luana ka publikuar në “Instastory” një bisedë që ka zhvilluar me mbesën e saj Jori Paloka në. Kjo e fundit i ka shkruar moderatores së njohur, pasi kishte parë një foto të saj në “Instastory” nga ambientet e punës duke punuar për emisionin “Shiko Kush LUAN”.
E biseda mes dy vajzave bukuroshe është bërë pikërisht rreth punës, pasi Jori e pyet se ç’po bën dhe Luana i thotë se po punon.
"Shpirt je bërë e fiksuar, a ke ndonjë ditë që thjesht nuk punon? Është gati mesnatë. Duhet edhe pushim. Se si e bën s'marr vesh. Shumë perfeksioniste. Edhe në mesnatë vazhdon punën. Çmenduri. Nuk bën kush kështu. Si psikopate", i shkruan mbesa Luanës.
Ndërsa moderatorja i thotë se i pëlqen të punojë. Jori i shkruan se është shumë krenare për të dhe është inspirim.