Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Shkopetit në Burrel. Një makinë ka rënë në humnerë, duke i marrë jetën drejtuesit të saj. Sipas policisë, makina sapo ka kaluar tunelin në drejtim të Tiranës, ka përfunduar disa metra poshtë në greminë.
Për shkak të motit të keq, është dashur shumë kohë që viktima të nxirrej nga makina.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj, në dalje të tunelit të Shkopetit, mjeti tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.B. 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.