Një grua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë një akuzë serioze kundër Cristiano Ronaldo. Sipas Kathryn Mayorga, ylli portugez e ka përdhunuar atë në Las Vegas, në 2009-ën.
Më vonë, gjithmonë sipas 34-vjeçares, ai e ka paguar atë 375 mijë dollarë për të qëndruar në heshtje. Tani, siç ka bërë të ditur portali “Der Spiegel”, avokati e saj ka vënë në diskutim vlefshmërinë e asaj marrëveshjeje dhe ka bërë një denoncim në gjykatën e Nevadës.
Vajza kishte ngritur një padi por të cilën e kishte tërhequr pasi kishte pranuar të hesht për shumën prej 375 mijë eurove.
Por ku ka ndodhur gjithçka?
Në dëshmi thuhet se Ronaldo dhe vajza u takuan në Las Vegas ku portugezi e ftoi atë dhe një shoqe të saj në dhomën e hotelit.
Dëshmia e vajzës, emri i së cilës është Kathryn Mayorga:
M’u hodh nga pas. Kurrë nuk jam frikësuar si në atë moment. Ai kishte disa rruaza të bardharreth qafës, ndërsa unë ulërija dhe kërkoja që të ndalej”
Nga ana tjetër vajza mendon se ka në dorë “armën” që mund ta fundosë Ronaldon, pasi ekziston një foto para se ai të kryente aktin.