Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Renda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 prill 2017, ku humbi jetën ish-drejtuesi i policisë Artan Cuku. Autori i dyshuar i vrasjes ka veshur një xhup ngjyrë blu, pantallona xhinsi dhe mban në kokë një kapele. Pavarësisht se pamjet janë të qarta gjatë momentit kur vrasësi lëviz i qetë pranë banesës së Cukut, policia ende nuk ka mundur që ta identifikojë.
Policia kërkon ndërkohe edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Me…”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish-drejtuesin Cuku.
“Lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299. Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre”, është apeli i policisë.