Aktori Baris Arduç i dha fund beqarisë pasi mediat turke raportuan se ai u martua në një ceremoni private me partneren e tij, Gupse Ozay. Sipas shtypit vendas, Gupse dhe Baris u martuan në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet dhe ftuan vetëm 5 persona për shkak të pandemisë së Covid-19 që nuk lejon grumbullimet. Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto nga kurorëzimi i tyre, ku vihet re se të dy kanë zgjedhur të jenë të thjeshtë, larg çifteve të zakonshme.
Në sy bie sidomos thjeshtësia e nuses, e cila ka veshur një fustan të shkurtër të bardhë dhe një makeup minimalist.