Disa javë pas ngjarjes që bëri “Boom” në mediat rozë, është publikuar video-ja e parë e bandës së dyshuar për grabitjen e Kim Kardashian. Ata janë filmuar nga kamerat e rrugës teksa janë larguar me bizhuteritë që vlejnë miliona dollarë.
Në video duken 5 hajdutë, 3 me biçikleta dhe 2 që ecin në këmbë, të cilët afrohen në apartamentin e Kim në orën 2:19 të mëngjesit të 3 tetorit. Sipas kohës në filmimet e publikuara nga ÇTV M6 News, të dyshuarit u larguan nga apartamenti rreth 49 minuta më vonë. Njëri nga ata që ngiste biçikletën duket se mbante një çantë pas largimit nga vendngjarja, ndërkohë që të gjithë të tjerët po lëviznin më shpejt. Kamera mesa duket është rreth 15 metra larg, dhe të dyshuarit nuk dallohen.