Trejsi Sejdini është njëra nga femrat shqiptare më të përfolura në “shoëbizin” tonë që pas kurorëzimit si “Miss Universe Albania’, por jo vetëm. Trejsi përfaqësoi Shqipërinë në Tajlandë në eventin e madh “Miss Universe”, ku edhe pse nuk fitoi çmimin e parë, nuk doli duarbosh pasi fitoi shumë fansa dhe kjo u pa fare mirë në rrjetet sociale. Ndjekësit tajlandezë të 18 vjeçares nga Elbasani që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, që prej fillimit e kanë pritur mjaft mirë dhe teksa arriti në aeroportin e tyre ata e pritën me flamuj shqiptarë dhe me postera dashamirës.
E një ndër gjërat që e bën atë të ketë shumë fansa është fakti që Trejsi ka një natyrë pa komplekse dhe këtë e tregoi me anë të një fotoje të publikuar në Snapchat. Në këtë foto të siguruar nga joq.al, por e publikuar nga vetë Trejsi, bukuroshja shfaqet me një femër tjetër dhe shihet se ka nxjerrë gjuhën, ndërkohë që e prek në cep të buzës.