Sot është zhvilluar provimi i parë i Maturës Shtetërore dhe paniku i maturantëve nëse kanë zgjedhur përgjigjet e sakta i ka shoqëruar të gjithë.Rreth 37 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar sot provimit të parë atij atij të gjuhëve të huaja. Në mesditë është publikuar skema e përgjigjeve të sakta për dy tezat e provimit të anglishtes.
Për herë të parë këtë vit provimi u krye jo më në salla të mëdha, por në korridoret e shkollave. Sipas maturantëve gjithçka shkoi nën survejim të plotë dhe nuk kishin dijni nëse teza kishte dalë më herët. Provimi në 206 shkolla të mesme në vend zgjati 2 orë e 30 minuta. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhë përmbante 25 pyetje, nga të cilat 13 me alterntiva dhe 12 me zhvillim. Në datë 8 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë të detyrueshëm atij të gjuhës shqipe dhe leëtersisë, ndërsa testi i fundit ai i matematikës do të kryehet në datën 13 qershor.