Teksa kënga e tyre më e re "Duamë" po dëgjohet kudo dhe videoklipi ka patur shumë sukses me shikime, Albani po zbulon prapaskenat gjatë xhirimeve.
Këngëtari ka postuar sot një video ku tregon se Miriami e ka përjetuar keq pjesën kur ata rrëshqasin.
"S’kishte faj, e kishte me frike dhe më paralajmëroi që në fillim! Por dhe unë e paralajmërova. Pa merak, protagonistja e klipit është shëndoshë e mirë ”, shkruan Albani.
Ndërsa Miriam shkruan në komente: "Uji ishte i cekët kur ramë se ky e kishte provuar disa herë për vete dhe i mori masat po unë e shkreta që rash si thes".