Luana Vjollca dha një nga lajmet më të mira të karrierës së saj.
Ashtu siç na kishte premtuar prezantuesja dhe këngëtarja e njohur ka arritur të bëhet pjesë e gjigantit muzikor ‘’Sony Music’’, duke u shprehur se kjo arritje ishte një nga ëndrrat e saj më të mëdha.
Pas kësaj arritjeje Luana Vjollca dhe “Sony Music” vijnë në bashkëpunimin e parë muzikor me titullin “1 Mijë Vjet”. Këtë detaj e shohim edhe në përshkrimin poshtë videos ku të drejtat i shkojnë gjigantit muzikor.
Kënga u realizua edhe me një videoklip mjaft unik, ku Luana shihet me ndryshime në “look”, vlen të thuhet se tërhoqi vëmendjen e të gjithëve që nga momenti i promos.
Një nga bashkëpuntorët e këtij projekti i cili u kujdes për tekstin është edhe këngëtari i njohur Yll Limani, i cili shprehet mjaft i lumtur për këtë bashkëpunim dhe se e dashuron këtë këngë.