Pas publikimit të rezultateve fituese, edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i mësimit në Universitete. Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka publikuar datën e fillimit të mësimit në Shkollën e Lartë dhe bëhët fjalë pikërisht për të hënën e tretë të muajit tetor.
Kjo datë do të jetë e vlefshme për studentët e cikleve Bachelor dhe Master, të cilët do të mund të ulen në auditorë vetëm pasi të ketë përfunduar regjistrimi i plotë i studentëve në raundin e dytë.
Ndërsa sa i përket afateve të regjistrimeve, ato do të fillojnë në datën 1 dhe do të zgjasin deri më 14 tetor.