INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet

Publikohet "Delicious": Butrinti dhe Eleni sjellin "shijen" që vështirë se harrohet! [VIDEO]

Publikuar më: 14:44 17-06-2016

Kishim kohë që e prisnim dhe më në fund mbërriti!

Nuk do ta mohojmë, në një moment të caktuar filluam të shqetësoheshim pasi mbetëm në pritje për ta dëgjuar që nga momenti kur u konfirmua lajmi, por duket se ia ka vlejtur çdo sekond që “Delicious” është vonuar për të ardhur tek dëgjuesin thjesht ashtu siç duhet. Nuk prisnim asgjë më pak nga dy emra si Butrint Imeri dhe Eleni Foureira dhe dyshja e yjeve ka ditur të mbajë premtimin duke i përmbushur plotësisht pritshmëritë. Vonesa u justifikohet tërësisht nga një klip fantastik, ku Butrinti me Elenin jo vetëm tërheqin dhe provokojnë me performancën e tyre, por janë thjesht shpërthyes. Dy artistë shumë të talentuar, por edhe dy kërcimtarë mjaft të aftë, ata kanë ditur të sjellin jo vetëm një këngë që jemi të bindur se do të luhet kudo, por edhe një klip që është po aq i bukur për t’u parë sa muzika për t’u dëgjuar. Vlen të theksohet se ky është bashkëpunimi i parë i yllit të RnB me një këngëtare të huaj dhe ka zgjedhur ta bëjë diçka të tillë jo me një dosido, por as më shumë e as më pak se me këngëtaren më të kërkuar aktualisht në Greqi. Por zgjedhja ka qenë reciproke pasi edhe kjo e fundit ishte rrëfyer më parë se kërkonte të futej në tregun shqiptar në formën e duhur, dhe me Butrintin besojmë se ishte një perfect match. Tre javë pas trailerit, Butrinti dhe Eleni prezantuan klipin i cili na solli pikërisht atë që kemi pritur këto kohë, një super-hit të cilin vështirë se do ta heqim dot nga mendja për një kohë të gjatë.

Article Logic
Execution time: 0.0021839141845703