INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet dokumenti: Largimi i 60 serbëve nga FSK u orkestrua nga Beogradi

Publikohet dokumenti: Largimi i 60 serbëve nga FSK u orkestrua nga Beogradi

Publikuar më: 13:09 19-09-2018

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar një raport ku tregon se largimi i 60 pjesëtarëve serb është i orkestruar nga elemente të inteligjencës ushtarake nga Beogradi dhe Vranja.
Mungesa e besimit të komunitetit Serb karshi Forcave të Sigurisë së Kosovës, mospërkrahja e ndryshimit të mandatit të kësaj force si dhe kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet direkte ndaj pjesëtarëve Serb të FSK-së, kanë shtyrë që në vitin 2018 mbi 60 pjesëtarë të këtij komuniteti të largohen nga FSK.

Kjo valë largimesh ka shkaktuar një debat të gjerë në Kosovë dhe Serbi, duke arritur të ketë implikime negative dhe duke rrezikuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Sulmet dhe kërcënimet ndaj pjesëtareve serb të FSK-së, të përkrahura nga Qeveria e Serbisë, kanë vënë në sipërfaqe mungesën e vullnetit e kësaj të fundit për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Këto sulme janë dënuar nga Institucionet e Kosovës, por dështimi për të parandaluar këtë fenomen, ka vënë në pah mungesën e shtrirjes së autoritetit të tyre, në komunat me shumicë serbe.
Ky raport ka për qëllim të analizojë përmbledhjen e rrjedhës së ngjarjeve që shpien deri te largimi i pjesëtarëve serb të FSK-së.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725