Vitet e fundit Bleona nuk po tenton të njihet ndërkombëtarisht vetëm në muzikë. Këngëtarja shqiptare si duket synon edhe Hollywood-in. Bleona është bërë pjesë e filmit me titull ‘211’ i cili tashmë është publikuar në të gjitha platformat. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bleona në Instagramin e saj, ku përmes një statusi, falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët.