Shqipëria do të zbresë sonte në mbrëmje në “Siant Denis” të Parisit për të sfiduar Francën, në një ndeshje që pritet të dhurojë shumë emocione. Trajneri Edi Reja ka grumbulluar futbollistët që gëzojnë formën më të mirë në këtë fillim kampionati. Ai ka vendosur që të hedhë në fushë ekipin që do të rreshtohet në vendosjen 3-5-2.
Në portë do të nisë nga minuta e parë Strakosha. Në mbrojtje do të luajnë Ismajli, Gjimshiti dhe Mavraj. Në krahët e mesfushës do të luajnë Hysaj dhe Odise Roshi, i cili ka lënë në stol Lenjanin. Bare, Ramadani dhe Abrashi do të formojnë trinomin e qendrës së mesfushës. Uzuni ndërkohë do të mbështesë Balajn, të vetëm në repartin e avancuar.
Në krahun tjetër Deschamps, ka vendosur për të hedhur në fushë një skuadër me vendosjen 4-2-3-1. Lemar, Griezmann dhe Coman do të mbështesin Giroud të vetëm në sulm.