Sia është ndër ta paktat këngëtare që nuk e tregon fytyrën e saj.
Edhe pse një ndër këngëtaret më në zë të momentit, ajo ka preferuar që identitetin e saj të mundohet ta fshehë.
Sia është padyshim një nga ikonat e muzikës e cila nuk njihet për skandale. Por duket se disa paparacë po mundohen të bëjnë para me një foto nudo të këngëtares, fotografuar nga pushimet private të saj.
Por reagimi i Sia-s pas qarkullimit të këtij lajmi i ka bërë të gjithë të qeshin, pasi ajo e ka marrë me sportivitet të madhe, duke e publikuar vetë foton në Twitter.
“Dikush është duke u përpjekur të bëj lekë duke u shitur fansave të mi foton time nudo. Kursejini paratë, ja ku është falas për të gjithë. Çdo ditë është Krishtlindje”, ka shkruar ajo.
Ky është statusi i Sia-s në Twiteer: