INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet horoskopi i muajit gusht, mësoni fatin tuaj

Publikohet horoskopi i muajit gusht, mësoni fatin tuaj

Publikuar më: 19:25 01-08-2017

DASHI:
Gushti do të jetë një muaj shumë i gjallë. Do të keni dëshirë të zbaviteni dhe do të mendoni për gjërat që doni të ndryshoni në jetën tuaj. Nëse diçka nuk funksionon, ju do të mendoni sesi ta sistemoni.

Gjallëria që do ju karakterizojë do t’ju bëjë të shijoni më shumë zbavitjet dhe pushimet. Tregoni kujdes në marrëdhëniet me partnerin/en dhe ato familjare, sepse mund të kërkoni prej tyre më shumë se ç’duhet.

Dashuria

Gushti do t’ju shfaqë dy anë në dashuri. Nëse në pjesën më të madhe të muajit zemra juaj do të jetë e pandjeshme dhe do të ndiheni nervozë, nga ana tjetër do të jeni mjaft të gjallë dhe intuitivë.

Do të jetë një periudhë shumë e mirë për erosin, ndërsa përsa i përket dyshimeve që mund të keni lërini t’i sqaroni më vonë, sepse nëse do tentoni t’i jepni zgjidhje në gusht do të tregoheni i pa takt dhe shumë i pandjeshëm. Në fund të gushtit, Afërdita do të ndryshojë gjithçka për mirë!

Puna

Nëse do të punoni në gusht, sjellja juaj do të jetë plot skrupuj. Do të tregoheni të vëmendshëm në detaje, sepse doni që aktiviteti juaj të funksionojë në mënyrë perfekte. Do të kërkoni shumë, por edhe do të jepni shumë.

Gushti mund të jetë një periudhë e rëndësishme për profesionin dhe nëse po kërkoni punë mund t’ju paraqitet ndonjë rast i mirë. Vetëm se të ardhurat ndoshta nuk do të përputhen me pritshmëritë tuaja. Por gjërat mund të ndryshojnë!

DEMI:
Të gjallë, komunikues, plot dëshirë për t’u zbavitur e shijuar verën. Gushti do të jetë një muaj i këndshëm, plot surpriza, por duhet të prisni edhe situata plot nervozizëm e tension. Gjithçka do të varet nga situatat e krijuara në familje, ndoshta nga ndonjë e papritur apo nga ndryshimet që po ndodhin në jetën tuaj.

Në çdo rast, do të rikuperoheni shpejt sepse jeni të shkathët në zgjidhjen e situatave dhe të zotë për të shfrytëzuar rastet për t’u zbavitur e shijuar të mirat që ofron jeta.

Dashuria

Afërdita do t’ju ofrojë një humor të mirë e do ju bëjë ëndërrimtarë. Por me Marsin kundër, ky kombinim mund t’ju krijojë pakënaqësi, sidomos përsa i përket erosit. Mund të ndiheni të ndarë mes zemrës dhe ndjesive ose mund të përjetoni një situatë plot emocion, por pa kontakt fizik.

Bonusi juaj do të jetë të qenit i qartë, konkret dhe me këmbë në tokë. Vetëm kështu do ta përballoni mirë këtë periudhë kontradiktore.

Puna

Me Mërkurin në anën tuaj, nëse në gusht do të punoni do të jeni mjaft të përqendruar. Nëse do të nisni negociata biznesi do të tregoheni shumë të aftë për të përfituar të mira materiale për xhepin tuaj.

Nëse po kërkoni punë, mund t’ju shfaqet ndonjë rast i mirë. Bëni kujdes në raportet familje-punë dhe mundohuni t’i ndani mirë të dyja gjërat.



BINJAKËT:
Gushti do të jetë muaj rikuperimi për ju. Plot entuziazëm, alegri dhe shumë projekte. Nëse do të shfaqen pakënaqësi në familje ose në marrëdhëniet me kolegët a miqtë do t’i zgjidhni duke menduar pikë së pari për veten tuaj, për atë çfarë doni vërtet.

Nëse do të shkoni me pushime, tregohuni të kujdesshëm me detajet. Do të evitoni vonesat për shkak të mungesës së përqendrimit apo keqkuptimeve, që do jenë pika juaj e dobët në këtë periudhë.

Dashuria

Me Marsin në anën tuaj do jeni plot energji dhe grintë, sensualë dhe do ta shijoni erosin në maksimum. Ndërsa Mërkuri, që do ta keni kundër përgjatë gjithë gushtit, do nxjerrë në pah anën tuaj më të dobët; komunikimin.

Ndoshta do bënit mirë të flisnit më pak! Do ta keni të vështirë meqë jeni të shenjës së Binjakëve, por nga fundi i muajit gjërat do të jenë më të lehta. Afërdita do ju bëjë të flisni për ndjenjat dhe emocionet tuaja.

Puna

Nëse do të jeni në punë kujdes me komunikimin. Mërkuri mund t’ju shtyjë të bëni gabime, të jeni të pavëmendshëm ose t’ju krijojë të papritura.

Gjithsesi nuk do t’ju mungojë energjia për t’ia dalë mbanë. Me pak fat do të sistemoni problemet që do ju shfaqen. Nëse do të bëni ndonjë kontratë për pasuri të paluajtshme tregohuni të vëmendshëm dhe këshillohuni me ndonjë specialist. Më mirë të evitoni problemet që mund të shfaqen në të ardhmen.

GAFORRJA:
Më në fund një periudhë më shplodhëse, e përshtatshme për të komunikuar me veten, për të njohur kërkesat tuaja, për të projektuar të ardhmen, por edhe të tashmen, sidomos nëse planifikoni të udhëtoni.

Jeta sociale do të jetë plot zbavitje, do të keni mundësi të njihni njerëz interesantë, me të cilët do të kaloni kohën e lirë, por me të cilët mund të vazhdoni miqësinë edhe pas pushimeve. Marrëdhëniet familjare dhe projektet tuaja do të jenë në rrugë të mbarë.

Dashuria

Afërdita do t’ju dhurojë një periudhë plot emocione, ëndrra, fantazi. Ëndërroni, sepse është mënyrë e mirë për të sjellë më pranë dashurinë tuaj.

Sa për të qenit realist dhe konkret do të mendojë Mërkuri, që do ta keni në anën tuaj përgjatë gjithë muajit. Do të ëndërroni, por pa harruar atë që mund të realizoni vërtet. Do të jetë një periudhë e mirë dhe do të harroni problemet.


Puna

Nëse do të punoni në gusht, do të jeni shumë të qartë. Edhe nëse do të jeni me pushime, mendja do t’ju shkojë tek projektet që doni të realizoni sapo të ktheheni. Do të keni dëshirë të shfaqni sa vleni vërtet, të arrini rezultate të rëndësishme, të korrni sukseset e një impenjimi të gjatë disa vjeçar, shpesh plot pengesa dhe vështirësi.

Sakrificat tuaja do të shpërblehen së shpejti, dhe që nga gushti (megjithëse në doza shumë të vogla), do nisni t’i shijoni frytet. Edhe me paratë jeni OK, por mos shpenzoni shumë!



LUANI:
Dëshira për të shijuar një muaj plot zbavitje nuk do ju mungojë. Do të jeni plot dëshirë për të shijuar jetën dhe dashurinë, për t’u përfshirë në aventura të reja. Në total do të jetë një muaj shumë i mirë. Madje do të keni dëshirë të bëheni pjesë e situatave më stimuluese, të njihni njerëz interesantë.

Me pak fjalë, në të gjitha fushat do doni të merrni më të mirën e mundshme. Nga ana tjetër, a nuk jeni ju mbreti apo mbretëresha e xhunglës?

Dashuria

Do të jeni shumë pasionant dhe sensual. Për të qenë tërësisht të kënaqur këtë muaj do t’i kushtoni rëndësi anës fizike. Oreksi juaj në seks do të jetë në maksimum!

Në fund të gushtit, Afërdita hyn në shenjën tuaj duke ju bërë më të ëmbël, pasi Marsi ju bëri përgjatë gjithë muajit t’i ngjani një tornadoje pasioni. Në total, do të jetë një periudhë pozitive, plot vendime dhe zhvillime të favorshme.

Puna

Nëse do të punoni në gusht, grinta dhe impenjimi do të jenë armët tuaja më të mira. Të qenit konkretë do ju ndihmojë të hartoni strategji shumë të mira për të fituar para dhe arritur objektivat, cilado qofshin ato.

Yjet janë në anën tuaj prandaj mund të arrini rezultate të rëndësishme në karrierë dhe të ardhurat financiare. Prandaj impenjohuni në gusht dhe mos u shqetësoni. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen.



VIRGJËRESHA:
Në kohën e lirë, këtë muaj, do të keni dëshirë të kultivoni interesat tuaja dhe të zbaviteni, prandaj do t’i kushtoni një rëndësi të veçantë. Stina e verës do t’ju ofrojë mundësi interesante për të kënaqur nevojat tuaja.

Jeta sociale do të jetë më e gjallë se zakonisht dhe në këtë sektor do t’i përqendroni përpjekjet tuaja. Me shumë mundësi do të njihni shumë njerëz të rinj dhe interesantë. Shumë më mirë marrëdhëniet familjare, pavarësisht ndonjë shqetësimi.

Dashuria

Afërdita tek Gaforrja do t’ju pëshpërisë fjalë romantike, por ndjesitë tuaja do të ankohen pasi nuk do të kënaqen. Do të jetë një periudhë e mirë për të ëmbëlsuar çastet e vështira të së kaluarës, por nuk do të përjetoni në eros momente shumë mbresëlënëse.

Qëndroni në pritje; do të vijë momenti i duhur për këtë qëllim. Do të jeni shumë komunikues dhe kurioz në dashuri dhe do të dashuroni më shumë me logjikë sesa me zemër. Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por ajo që të pëlqen. Për ju kjo është më e drejtë.

Puna

Mërkuri tek Virgjëresha do të jetë aleati juaj përgjatë gjithë muajit. Do t’ju bëjë të reflektoni, të jeni konkretë dhe të qartë në gjykim. Ndoshta nuk do të mungojnë të papriturat, por do të jeni të aftë t’i përballoni mirë dhe të çoni deri në fund detyrat që ju presin, nëse do të punoni edhe në gusht.

Nëse po kërkoni punë, tregohuni i durueshëm dhe reflektoni mirë. Detyra juaj nuk do të jetë e vështirë, por nëse do të shkurajoheni kjo nuk do t’ju vijë në ndihmë. Me pak fat do t’ju shfaqet ndonjë mundësi.

PESHORJA:
Ky muaj do të karakterizohet nga ndonjë tension, ose nga dëshira për të harruar detyrimet e përditshme. Do të keni dëshirë t’i dedikoheni vetvetes, të harroni shqetësimet, detyrimet dhe frikën.

Të qenit egoist ndonjëherë nuk bën keq. Kjo do ju shtyjë të riktheheni më të karikuar në rutinën e përditshme. Tensionet në familje do t’i përballoni me grintë dhe vendosmëri.

Dashuria

Gushti do të jetë një muaj kontradiktor për dashurinë. Do të provoni ndjenja të kundërta për një person, apo do të ndjeni një dashuri romantike për dikë dhe tërheqje seksuale për dikë tjetër. Pra, do të keni paqartësi në zemrën tuaj.

Këshilla për ju është të mos nxitoheni për të marrë asnjë vendim, të paktën derisa nuk do të dini qartë se çfarë doni. Mos i kushtoni rëndësi asgjëje dhe përjetoni çdo eksperiencë me lehtësi dhe ironi, por pa lënë pas dore impenjimin.

Puna

Këtë muaj, më shumë sesa të impenjoheni, do të keni dëshirë të pushoni dhe harroni gjithë detyrimet. Nëse në gusht do të jeni në punë, do të keni energjinë e duhur për të mbaruar në afat detyrat tuaja.

Aftësitë mendore nuk do të jenë në maksimumin e tyre, por do ia dilni mbanë, falë edhe yjeve që do ju favorizojnë. Pavarësisht ndonjë sforcimi më shumë, projektet tuaja do të finalizohen mirë, madje edhe marrëveshjet financiare.

AKREPI:
Gushti do ju ofrojë zbavitje, miqësi, nisje të qeta nëse do ikni për pushime, mundësinë për të zhvilluar interesat tuaja si dhe situata pozitive, që do ju largojnë nga rutina e muajve të kaluar.

Përveç ndonjë tensioni në familje ose me partnerin, ju pret një periudhë favorizuese për të reflektuar mbi projektet tuaja personale. Yjet do t’i keni së shpejti në anën tuaj, prandaj planifikoni me kujdes objektivat që doni të realizoni në vjeshtë e dimër.

Dashuria

Afërditës që ju favorizon përgjatë gjithë gushtit, i kundërvihet Marsi në fushën e erosit, me të cilin nuk do t’i keni punët mirë. Ju pret një periudhë me situata kontradiktore, plot momente me dashuri e emocione, por edhe të tjera të karakterizuara nga xhelozia apo pakënaqësitë.

Në favorin tuaj janë intuita që ju fal Neptuni tek Peshqit si dhe qartësia dhe të qenit i qartë dhe direkt, të dhuruara nga Mërkuri që ndodhet tek Virgjëresha. Në fund të muajit këto karakteristika do të janë shumë të vlefshme, pasi do të keni Afërditën kundër.

Puna

Me Mërkurin në anën tuaj, do të karakterizoheni nga një qartësi mendore për t’u lavdëruar, nëse do të punoni gjatë gushtit. Madje do të reflektoni edhe për strategjitë e muajve të ardhshëm, falë kjo pozicionimit të Jupiterit tek Akrepi.

Përvishni mëngët; për të ardhurat dhe karrierën do t’ju shfaqen në horizont situata mjaft pozitive, prandaj shtoni kontaktet, përmirësoni komunikimin dhe mendoni. Mërkuri do t’ju favorizojë mjaftueshëm.

SHIGJETARI:
Gushti do t’ju bëjë entuziast dhe do t’ju mbushë plot energji dhe dëshirë për të shijuar jetën, por nga ana tjetër mungesa e përqendrimit, të papriturat dhe keqkuptimet do ju trazojnë disi. Tregoni kujdes me gafat, Mërkuri tek Virgjëresha mund t’jua theksojë edhe më shumë këtë difekt tuajin.

Projektet tuaja personale ose ato familjare mund të vonohen disi, kjo edhe për shkak të pushimeve. Do të keni nevojë të shkëputeni nga rutina e përditshme, prandaj shfrytëzojeni gushtin pikërisht për këtë!

Dashuria

Do të jeni shumë pasionalë dhe plot dëshirë për të bërë shumë gjëra. Një muaj i përkryer për të përjetuar emocione të forta dhe për t’u kënaqur në marrëdhëniet seksuale, ku yjet do ju favorizojnë ndjeshëm.

E vetmja anë që lë për të dëshiruar këtë periudhë është komunikimi, që do t’ju vërë para situatave plot keqkuptime dhe mosmarrëveshje. Për të shijuar dashurinë do të prisni fundin e muajit, kur Afërdita do të pozicionohet tek Luani. Ju pret një periudhë shumë e mirë!

Puna

Me Mërkurin kundër, nëse do ju duhet të punoni në gusht, duhet të tregoheni të kujdesshëm. Mos u hutoni dhe kontrolloni imtësisht kontratat, afatet, oraret e takimeve etj.

Nëse do të kontrolloni me imtësi detajet, do të shmangni të papriturat. Përjashto këto problematika, në përgjithësi yjet do t’ju garantojnë një terren shumë të favorshëm për punën dhe paratë.

BRICJAPI:
Të qartë dhe kuriozë. Gushti do të jetë muaji ideal për të kultivuar interesat tuaja dhe për të shfrytëzuar kohën e lirë, si gjatë pushimeve, ashtu edhe nëse qëndroni në qytet. Për fat të keq, ndonjë pakënaqësi në dashuri, që ka lidhje me familjen, do të prishë disi këtë periudhë shumë relaksuese.

Gjithsesi, nuk ka gjë që ju nuk dini t’i jepni zgjidhje. Yjet ju këshillojnë të relaksoheni dhe të jeni paksa egoist, pasi të mendoni herë pas here për veten tuaj nuk ju dëmton, përkundrazi!

Dashuria

Dashuria nuk do t’ju kënaqë shumë. Ndoshta sepse kërkoni emocione më të forta, ose sepse kërkoni diçka ose dikë që nuk është, ose doni të ndryshoni gjërat. Për këtë shkak, kjo periudhë do lërë për të dëshiruar.

Fatmirësisht do të jeni mjaft i kthjellët për t’i dhënë zgjidhjen e duhur situatave, për të marrë vendimet e nevojshme për të ardhmen tuaj në dashuri. Edhe pse nuk do t’i shihni rezultatet menjëherë, zgjedhjet që do të bëni do ju bëjnë të lumtur së shpejti.

Puna

Nëse do të punoni në gusht, nuk do të pendoheni. Do të jeni komunikues, të qartë, të vëmendshëm ndaj detajeve, do të dini të përballoni çdo tip përgjegjësie që do të merrni mbi vete. E dini që ky përkushtim do të jetë një investim për të ardhmen.

Yjet ju mbështesin në punën tuaj, do të arrini rezultate të mira, por suksesin e vërtetë, sidomos përsa i përket parave, do ta keni në stinën e vjeshtës dhe dimrit. Kështu që impenjohuni fort!

UJORI:
Ju nevojitet pushim! Ndiheni të lodhur, të mërzitur nga rutina e përditshme dhe keni dëshirë për pushime. Nëse nuk mund të ikni me pushime, bëni mirë të kaloni disa ditë në shoqërinë e miqve dhe të qëndroni larg nervozizmit dhe polemikave, që mund të jenë shkaktarët kryesorë të gjendjes suaj shpirtërore.

Tregohuni të kujdesshëm në lidhjet e çfarëdo lloj tip, sepse një diskutim i zjarrtë mund t’ju çojë në situata të paparashikuara. Mbani mend: Nevojitet pushim, relaks dhe argëtim!

Dashuria

Dashuria do t’ju shkaktojë dhimbje koke. Ndoshta nuk do të jeni të kënaqur ose do të jeni të mbërthyer nga xhelozia dhe kjo do të ndikojë të mos arrini qëllimet tuaja.

Marsi, që nuk ju favorizon, mund t’ju shtyjë drejt tundimit ose dëshirave të forta, ose në të kundërt mund t’ju fusë në një fazë të qetë, ku ju mungojnë stimujt. Në çdo rast, mundohuni të kuptoni ç’po ndodh në zemrën tuaj. Vetëm kështu do të evitoni dominimin e instikteve dhe impulsivitetit.

Puna

Nëse do të punoni në gusht, duhet të tregoheni të durueshëm. Do të merrni flakë shpejt dhe do të mjaftojë një çast për t’u përfshirë në një grindje me klientët, kolegët ose punëdhënësit që kërkojnë shumë prej jush.

Do ishte mirë të arratiseshit në një ishull të pabanuar! Gjithsesi, nëse do të ruani qetësinë do të arrini të përballoni më mirë impenjimet tuaja dhe të arrini rezultate të kënaqshme. Saturni, Urani dhe Jupiteri do t’ju garantojnë anën ekonomike. Por tregohuni të kujdesshëm!


PESHQIT:
Zemrën do ta keni plot dashuri, imagjinatën shumë të theksuar dhe do keni dëshirë të argëtoheni. Për çështjet praktike bëni mirë të kërkoni ndonjë ndihmë, për të evituar debate që mund t’ju shkaktojnë vonesa për nisjen e pushimeve. Kujdes!

Ndërsa përsa i përket argëtimit, emocioneve dhe dëshirës për të falur dashuri do të jeni tërësisht i disponueshëm. Pavarësisht ndonjë debati, gushti do të jetë një muaj i këndshëm.

Dashuria

Me Afërditën në anën tuaj dhe Gaforren dhe Neptunin tek Peshqit do të jeni shumë romantikë dhe do të dhuroni mjaft dashuri. Do të jetë një periudhë pozitive, e karakterizuar nga momente që do të mbetet gjatë në memorien tuaj.

Dalë-ngadalë do të zhduket ajo hije e rëndë që ju shtypte ndjenjat. Vendin e dimrit të ftohtë do ta zërë i nxehti veror. Pavarësisht ndonjë paqartësie brenda teje, do të ndiheni më mirë dhe do të shprehni hapur ndjenjat.

Puna

Këtë muaj do të jeni pak i pavëmendshëm! Yjet do ju ndihmojnë të qëndroni larg trazirave. Rilexoni atë që shkruani, kontrolloni mirë llogaritë, tregoni kujdes me afatet e skadencës, oraret e takimeve dhe verifikoni në detaje çdo kontratë. Gjithçka!

Nëse do të impenjoheni fort, do t’ia dilni mbanë në fund të muajit. Bëni kujdes, pasi një gabim mund t’ju shtojë shpenzimet.

Article Logic
Execution time: 0.0028841495513916