INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet horoskopi i muajit Tetor, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Publikohet horoskopi i muajit Tetor, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Publikuar më: 20:50 01-10-2017

Mësoni si do të jenë puna, paratë dhe dashuria këtë muaj!
DASHI:
Kalimi i Jupiterit nga shenja e Peshores tek Akrepi do të jetë një rast për t’u festuar nga ana juaj. Ky planet nuk ju ka favorizuar nga ana financiare dhe nga ana tjetër mund të ketë krijuar tensione në fushën e ndjenjave, duke iu krijuar jo pak situata stresuese.

Në tetor do të ndiheni shumë më mirë. Gjithsesi tregoni kujdes ndaj disa kalimeve të Jupiterit, që edhe pse të shkurtra në kohë, mund të ushtrojnë presion mbi ju. Me qetësi, tolerancë dhe duke u treguar i gatshëm mund të kaloni gjithçka.

Dashuria

Dashuria do të jetë disi e mbytur në muajin tetor. Më shumë do të fokusoheni tek detyrat dhe do të ndjeni presionin e rutinës së përditshme.

Nga mesi i muajit, Afërdita dhe më pas Marsi do të kalojnë tek Peshorja, pra do t’i keni kundër. Atmosfera do të jetë e turbullt, jo stabël dhe do të ndjeni dëshirën që t’i ndryshoni gjërat për t’u ndjerë më të kënaqur me veten dhe të tjerët.

Puna

Në tetor duhet të jeni të saktë dhe të organizuar. Vetëm në këtë mënyrë do të kaloni më së miri çdo situatë të vështirë që mund të shfaqet dhe të shfrytëzoni më së miri mundësitë që ju ofrohen.

Të qënit i papërqendruar, konfuz dhe jo shumë komunikues mund t’ju shkaktojnë probleme, që bëni mirë t’i evitoni. Gjatë këtij muaji do të jenë favorizuese ndryshimet që doni të bëni, sidomos fundi i muajit, nëse planifikoni të investoni diku.

DEMI:

Luftarakë dhe të vendosur, por sidomos pasionalë dhe të dashuruar me jetën dhe personin që doni. Kështu do të nisë tetori për ju, me kokën mbi re, por këmbët e ngulura fort në tokë.

Pjesa e parë e muajit do të jetë e tillë, me emocione të forta dhe dëshirën për t’i konkretizuar gjërat; si në sferën profesionale, ashtu edhe në atë private. Pjesa e dytë e tetorit do të jetë më sfiduese. Duhet të përballeni me disa probleme dhe të reflektoni mbi objektivat që i keni vënë vetes, nëse ia vlen të merreni ose jo me to.

Dashuria

Afërdita dhe Marsi, të pozicionuar tek Virgjëresha do t’jua bëjnë pjesën më të madhe të muajit shumë të bukur dhe emocionuese. Do të ndiheni shumë pasionalë dhe sensualë kundrejt seksit të kundërt.

Do të jeni romantikë dhe plot fantazi, por edhe me këmbë në tokë. Në fund të muajit do të ndiheni disi të lodhur, paksa konfuzë. Do ndjeni dëshirën për t’u ndalur dhe për të kuptuar disa gjëra.

Puna

Pjesa e parë e muajit do t’ju shkojë vaj. Nëse po kërkoni punë do t’ju shfaqen mundësi shumë të mira dhe do të shkëlqeni në intervistat e punës. Do t’ia dilni mbanë në çdo situatë dhe do të administroni me kujdes paratë.

Shfrytëzojeni mirë këtë periudhë, pasi me kalimin e Jupiterit tek Akrepi do të duhet të tregoheni më të kujdesshëm sesi i shpenzoni paratë dhe të mos e hidhni hapin më shumë sesa zakonisht. Tregoni kujdes dhe jini realist, sepse vetëm kështu ky kalim do t’ju sjellë pak probleme dhe shumë avantazhe.

BINJAKËT:

Tetori do të shfaqet si një muaj disi i vështirë, sidomos në sferën familjare dhe atë të dashurisë. Do të jeni shumë komunikues dhe do të tregoheni të zgjuar për të zgjidhur saktë çështjet e komplikuara me të cilat do të duhet të përballeni.

Mos u shqetësoni, pasi problemet e mëdha apo të vogla që do të shfaqen në dashuri do të zhduken nga mesi i muajit, duke i lënë vendin dëshirës për të harruar të kaluarën. Për këtë do të ndërgjegjësoheni më mirë në fillim të vitit të ardhshëm!

Dashuria

Tetori do të jetë një muaj i ndarë në dysh. Në pjesën e parë të tij, Afërdita dhe Marsi që ndodhen tek Virgjëresha do t’ju bëjnë të ndiheni të pakënaqur, të shqetësuar dhe të stresuar. Tregoni kujdes dy javët e para, sepse mund të merrni një vendim për të cilin mund të pendoheni.

Nga mesi i muajit, Afërdits dhe më pas Marsi do të kalojnë tek Peshorja dhe situata juaj do të ndryshojë për mirë. Do të ndiheni të kënaqur, të dashuruar dhe të qetë.

Puna

Nëse nuk do të shpërqendroheni nga gjendja juaj emocionale, tetori do të jetë një muaj i përkryer në sferën profesionale dhe për shtimin e të ardhurave. Impenjimi juaj do të japë frute dhe ju do ndiheni optimist për të ardhmen.

Por mos harroni; mbajeni nën kontroll pesimizmin që ju buron nga çështjet tuaja personale ose nga lodhja fizike, të cilat mund të ndikojnë në të qënit realist dhe t’ju pengojnë të vlerësoni si duhet mundësitë që do të shfaqen në të ardhmen. Shfrytëzojini mirë qartësinë e mendimit dhe aftësitë komunikuese që ju karakterizojnë. Ato do të jenë arma juaj sekrete!

GAFORRJA:

Qartësia dhe qetësia shpirtërore do ju nevojiten përgjatë muajit tetor. Lajmi i mirë është se Jupiteri nuk do të ushtrojë më ndikimin e tij negativ, pasi nga Peshorja do të kalojë tek Akrepi. Ai ju premton lajme të mira në sferën ekonomike.

Pjesa e dytë e muajit do të jetë e mirë për aspektin financiar, por përsa i përket dashurisë do të shfaqen tensione në horizont, që ndoshta si keni marrë në konsideratë në të kaluarën, sidomos përsa i përket familjes. Përballojini me qetësi dhe mos i shtyni për më vonë sqarimet e nevojshme.

Dashuria

Tetori do të jetë një muaj me dy anë të kundërta. Vetëm pjesa e parë e muajit do të jetë e mirë, e dyta do t’ju mërzisë. Afërdita dhe Marsi janë përgjegjës për këtë gjë. Në fillim do të jenë në anën tuaj, por më pas do të hyjnë në zonën e alarmit të kuq.

Yjet ju këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm dhe të veproni me kujdes, sidomos kur tensionet shfaqen në horizont. Kalimi i Jupiterit tek Akrepi do t’ju ngjallë vetbesimin dhe do ju bëjë më të hapur…

Puna

Mërkuri dhe Jupiteri tek Gaforrja do t’jua komplikojnë gjërat në fillim të muajit. Bëni kujdes me kontratat për pasuritë e paluajtshme, për çështjet ekonomike apo për mënyrën sesi komunikoni me drejtuesit.

Kujdesi do ju bëjë ta kaloni mirë 15-ditëshin e parë të muajit, pasi pjesa tjetër do të jetë favorizuese për ju. Jupiteri kalon tek Akrepi dhe pas tij edhe Mërkuri. Me këto dy planete aleatë mund ta ktheni totalisht situatën në favorin tuaj duke përmirësuar ndjeshëm anën profesionale dhe ekonomike.

LUANI:

Tetori do të jetë një muaj special në të gjitha drejtimet. Yjet do t’ju rezervojnë gjithë mbështetjen e tyre, prandaj shfrytëzojeni në maksimum sepse periudha të tilla kaq të mbara nuk zgjasin shumë.

Angazhohuni në projekte familjare e personale dhe stabilizoni çdo marrëdhënie. Këtë muaj, Jupiteri, pas përkrahjes së ofruar, do të kalojë tek Akrepi. Kjo do të sjellë disa komplikime në fund të muajit.

Dashuria

Aftësitë në të qënit komunikues dhe mjaft miqësor do të dalin në pah këtë muaj. Gjysma e parë e muajit do të jetë e qetë. Do të përqendroheni tek gjërat stabël, duke lënë disi mënjanë emocionet. Në vijim do të kënaqeni!

Në gjysmën e dytë të muajit, Afërditën dhe Marsin i keni në anën tuaj prandaj emocionet që do të provoni do jenë të forta. Gjatë kësaj periudhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri për personin që keni në zemër! Edhe çmenduritë kanë anën e tyre pozitive, e bëjnë jetën më të bukur…

Puna

Mërkuri dhe Jupiteri tek Peshorja do ju favorizojnë në projektet dhe inisiativat tuaja. Përvishni mëngët; ju presin ditë pozitive me raste të mira për të bërë hapa përpara në karrierë apo për të rritur të ardhurat. Mbyllni shpejt kontratat për projektet që keni në zemër.

Në gjysmën e dytë të muajit, situata do të jetë më pak favorizuese dhe do t’ju duhet të përballeni me ndonjë të papritur, të shkaktuar nga ndonjë vonesë apo keqkuptim me klientët apo kolegët. Gjithsesi, do t’ia dilni mbanë.

VIRGJËRESHA:

Afërdita dhe Marsi që ndodhen në shenjën tuaj do t’ju japin më shumë energji dhe do të provoni emocione të forta, do të keni dëshirë të shijoni jetën në të gjitha aspektet. Erërat fryjnë në favorin tuaj dhe ju do të lini pas krahëve pasiguritë.

Jupiteri që kalon tek Akrepi do t’ju shtojë edhe më shumë mbarësinë përgjatë tetorit. Saturni mund të prishë ende disi ekuilibrat, por pas dy muajsh nuk do të mund të ndikojë më në shenjën tuaj. Prandaj angazhohuni dhe vini në jetë projektet tuaja.

Dashuria

Tetori ju ofron shumë mundësi të mira për dashurinë, duke ju bërë romantikë, sensualë dhe me këmbë në tokë. Mbështetja e yjeve do të rrisë vetbesimin tuaj dhe do të nxjerrë në dritë pasionin.

Vetbesimi ka qenë shpesh shkaku kryesor i pasigurive që keni në dashuri, sepse ju ka penguar të bëni përpara dhe të merrni atë që dëshironi. Tetori do të jetë hapi i parë drejt lumturisë, ecni përpara të sigurt.

Puna

Nëse në fillim të tetorit nuk do të shihni rezultatet e pritshme, bëni durim. Me kalimin e Jupiterit tek Akrepi, dhe mbështetjen e Mërkurit në fund të muajit, karriera juaj do të jetë e garantuar.

Gjatë këtij kalimi që do të zgjasë gati një vit, prisni rezultate shumë të mira në punë dhe rritje të ardhurash. Rezultatet e para pritini në fund të muajit, sepse do të keni më shumë besim në veten tuaj. Është momenti të festoni!

PESHORJA:

Fillimi i tetorit do të shoqërohet nga dëshira për të biseduar dhe zbavitur. Në përgjithësi do të jetë një muaj pozitiv, por në disa raste do të jeni të mbyllur emocionalisht, ndoshta sepse ndjeni nevojën të reflektoni mbi ngjarjet që kanë ndodhur dhe që kanë lënë shenjën e tyre.

Do të ndiheni më të sigurt nga mesi i muajit e në vazhdim. Ditët e fundit të tetorit do t’ia dedikoni personave që doni dhe familjarëve, për t’u treguar sesa vlejnë për ju.

Dashuria

Do të keni dëshirë për të biseduar, për t’u hapur me dikë. Zemra juaj mund të ëndërrojë për emocione që ndoshta nuk gjejnë hapësirë në realitet. Megjithëse mund t’ju duket si jo shumë i favorshëm, 15-ditëshi i parë i muajit do të jetë i mirë.

Nga mesi i tetorit e në vazhdim, Afërdita dhe Marsi do të kalojnë tek Peshorja. Ky kalim do t’ju favorizojë në dashuri! Pikërisht në këtë periudhë mund të bëni realitet ato që keni ëndërruar.

Puna

Mërkuri dhe Jupiteri tek Peshorja ju garantojnë mbështetje në fillim të muajit për karrierën dhe paratë. Nëse doni të mbyllni ndonjë marrëveshje apo kontratë kjo është periudhë më e mirë.

I gjithë muaji do të jetë dinamik dhe do të keni mundësi të realizoni disa ndyshime që prej kohësh po tentonit t’i realizonit. Impenjohuni në maksimum, sepse disa raste shfaqen vetëm një herë.

AKREPI:

Do të karakterizoheni nga emocione dhe dëshira të forta. Nuk ka dyshim që pjesën më të madhe të tetorit, dashuria do të zërë vendin kryesor në mendimet tuaja. Jupiteri kalon në shenjën tuaj këtë muaj dhe do t’i përmirësojë edhe më shumë gjërat.

Do të ndjeni mbarësi, optimizëm, dëshirë për të përmirësuar jetën tuaj në të gjitha nivelet. Në pjesën e dytë të muajit do të nisni të merrni frutet; do jeni më social, do të shtoni miqësitë, do të zhvilloni biseda të gjata me familjarët dhe do të rregulloni gjithçka që mundni.

Dashuria

Çfarë muaji ju pret të dashur Akrepë! Zemra juaj do të jetë e mbushur plot pasion, ndërsa erotizmi do të zërë vendin kryesor. Yjet ju bëjnë gjatë këtij muaji mjaft dinamikë dhe të gatshëm të kaloni edhe përtej kufinjve tuaj.

Do të jeni të ëmbël, plot humor, falë Afërditës që ju mbështet në fillim të tetorit dhe Jupiterit që kalon tek Akrepi më vonë gjatë muajit. Nuk mund të kërkoni më shumë nga dashuria dhe yjet.

Puna

Do të impenjoheni fort, sidomos gjysmën e parë të tetorit, megjithëse do ju duket sikur përpjekjet tuaja për të bërë përpara në karrierë do të shkojnë kot.

Gjithsesi, nuk është kështu, përkundrazi. Jupiteri tek Akrepi dhe Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju hapin një mbështetje të fortë në anën profesionale në fund të muajit. Rezultatet e para do t’i vini re në fund të tetorit. Jupiterin do ta keni aleat përgjatë një viti, ndërsa në dhjetor atij do t’i shtohet edhe Saturni. Kohë mjaft të mira ju presin!

SHIGJETARI:

Irritues dhe të pakënaqur në familje ose me partnerin, por të qeshur dhe komunikues me miqtë. Në tetor do të keni dëshirë për të menduar për veten tuaj, interesat tuaja, për t’u argëtuar dhe për të njohur njerëz të rinj. Nuk do t’i përkushtoheni shumë emocioneve që ndoshta ju kanë zhgënjyer.

Mos u mërzisni! Miqtë do të jenë pranë jush, me këshillat e tyre apo duke ju argëtuar. Në fund të muajit edhe zemra do të jetë më e hapur dhe e gatshme për emocionet dhe dashurinë.

Dashuria

Muaji tetor do t’ju gjejë të pakënaqur. Ndoshta për shkak të erotizmit apo emocioneve që provoni. Ndoshta ëndërroni për dikë që nuk mund ta keni ose për një situatë të ndryshme nga ajo që po përjetoni.

Gjatë këtyre ditëve tregohuni të kujdesshëm dhe shfrytëzoni mbështetjen e Mërkurit, që do t’ju ndihmojë të reflektoni dhe kuptoni çfarë doni vërtet dhe çfarë duhet të bëni për t’i arritur objektivat. Sa më të sinqertë të tregoheni, aq më mirë do të ecë pjesa e dytë e muajit. Më në fund do të jeni të qetë dhe mund të kurorëzoni ëndrrat tuaja në dashuri.

Puna

Mërkuri dhe Jupiteri tek Peshorja do t’jua lehtësojnë gjërat në fillim të tetorit. Pjesa e parë e muajit do të jetë e favorshme për çdo inisiativë në biznes, në profesion apo për të gjetur punë. Mund të firmosni kontrata, mund të merrni një aprovim ose të rrisni të ardhurat.

Nëse merreni me biznes, kjo do të jetë periudhë shumë e favorshme për ju e njëkohësisht do të jetë afatgjatë. Në pjesën e dytë të muajit do të mendoni më pak për biznesin dhe më shumë për çështjet personale. Prandaj përqendrohuni dhe arrini objektivat.

BRICJAPI:

Pavarësisht se do të jeni paksa konfuzë ose të stresuar për shkak të çështjeve praktike ose të papriturave, do ta nisni tetorin plot grintë dhe vendosmëri. Mesa duket i keni kapur gjërat në ajër dhe keni kuptuar se erërat janë në favorin tuaj.

Këtë muaj, Jupiteri, pasi e keni pasur kundër për një vit me rradhë, do të kthehet në aleatin tuaj më besnik. Humori juaj do të jetë shumë i mirë, do ndiheni plot vetëbesim, ndërkohë që shumë e mirë duket edhe situata ekonomike.

Dashuria

Afërdita dhe Marsi ju qëndrojnë në krah që në nisje të muajit. Përfitoni pasi dy planetet do ju ndihmojnë të konkretizoni ëndrrat tuaja, pritshmëritë dhe projektet.

Erotizmi do të zërë një vend të rëndësishëm gjatë këtij muaji. Do të ndiheni sensualë, të aftë të zgjoni ndjesi të thella dhe të ndizni fishekzjarre në dhomën e gjumit. Nga mesi i muajit, Afërdita do t’ju kthehet pak kundër, ndërsa Marsi do ta bëjë në fund të muajit. Bëni kujdes ndaj tensioneve që mund të shfaqen!

Puna

Në fillim të muajit nuk do të ndiheni në situatën më të mirë të mundshme në sferën profesionale. Të papriturat apo ndërhyrjet nga jashtë mund të pengojnë projektet tuaja. Tregoni durim!

Jupiteri së shpejti do të kalojë tek Akrepi, ndërsa në mes të muajit aty do të kalojë edhe Mërkuri. Këto dy planete favorizojnë karrierën dhe financat. Prandaj ju do të ndiheni shumë të favorizuar për të arritur objektiva të qarta. Edhe fundi i muajit do të jetë i mirë.

UJORI:

Pjesa e parë e muajit do të jetë speciale për marrëdhëniet shoqërore. Do të ndiheni brilantë, plot dëshirë për të zgjeruar horizontin tuaj, për t’u argëtuar, madje edhe për të udhëtuar e vizituar vende të reja.

Do të jetë një moment i mirë për të përmirësuar të ardhurat, pasi ndryshime të rëndësishme po ndodhin rreth jush. Gjatë këtij muaji Jupiteri do të kalojë tek Akrepi dhe nuk do t’jua lehtësojë gjërat. Por pavarësisht të qënit konfuzë ose të papërqendruar në fund të muajit, kjo gjë nuk do t’ju pengojë shumë.

Dashuria

Në tetor do të prisni zhbllokimin e emocioneve të forta. Në fillim do të jeni më të hapur drejt komunikimit dhe do të mendoni më pak për erotizmin apo të qënit romantik.

Por më pas, yjet do t’ju orientojnë drejt pasionit dhe erosit, duke iu bërë të provoni ndjesi shumë të ëmbla dhe që do të zgjasin në kohë. Në përgjithësi, do të jetë një periudhë shumë e mirë për çështjet e zemrës!

Puna

Jupiteri dhe Mërkuri tek Peshorja do të jenë në krahun tuaj për të realizuar projektet, do ju mbushin plot optimizëm dhe besim tek aftësitë tuaja. Me mbështetjen e tyre mund të fuqizoni pozicionin tuaj, qoftë atë ekonomik, qoftë atë profesional.

Prandaj vihuni në veprim. Jupiteri në tetor kalon tek Akrepi, ndërsa në fund të muajit aty shkon edhe Mërkuri. Kjo do t’ju sjellë një fund muaji të karakterizuar nga disa paqartësi. Kujdes mos bëni hapa të gabuar. Sa më të kujdesshëm të tregoheni, aq më shumë rezultate do të arrini.

PESHQIT:

Do ta nisni muajin të paqartë, të turbulluar, të inatosur dhe dyshues. Diçka apo dikush do t’ju bëjë të ndiheni kështu. Shihni përpara; ndoshta tetori nuk do të nisë me këmbën e duhur, por do t’ju japë një lajm të mirë. Gjatë këtyre ditëve, Jupiteri kalon tek Akrepi prandaj humori, fati dhe mbarësia do të rregullohen si me dorë.

Edhe pse muaji nis keq, tetori do të mbyllet shumë mirë. Do të bëni miqësi të reja, do të zgjidhni probleme që ju shqetësonin dhe do të kaloni situata të këndshme.

Dashuria

Me Afërditën dhe Marsin tek Virgjëresha, në pozicione të kundërta, dashuria do të jetë plot luhatje humori. Do të përballeni me një situatë të komplikuar që do të nxjerrë në dritë limitet, vështirësitë, dyshimet dhe iluzionet. Por kjo situatë do të kalojë dhe gjërat do të rregullohen.

Ndoshta jo menjëherë, pasi në fillim do të keni nevojë të distancoheni nga emocionet e forta. Në fund të muajit do t’i qartësoni idetë dhe ky do të jetë hapi i parë përpara. Ai do të pasohet nga të tjerë.

Puna

Do të nisni muajin me dyshime, ndoshta të papërqendruar për shkak të çështjeve personale ose situatave irrituese, të cilat ju bëjnë të ndiheni të pasigurt. Lëvizni me kujdes në pjesën e parë të muajit dhe qëndroni larg zgjidhjeve impulsive dhe të pa matura.

Në tetor, Jupiteri kalon tek Akrepi dhe në pjesën e dytë të muajit edhe Mërkurin do ta keni në anën tuaj. Këto kalime do ju japin fuqi, do t’ju bëjnë komunikues dhe shumë të shkathët në situata të ndryshme. Do ta mbyllni tetorin në avantazhin tuaj! /Syri.net

Article Logic
Execution time: 0.004443883895874