INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet HOROSKOPI javor (16-22 korrik), këto janë shenjat më me fat! Ja si do të jetë kjo javë për ju

Publikohet HOROSKOPI javor (16-22 korrik), këto janë shenjat më me fat! Ja si do të jetë kjo javë për ju

Publikuar më: 16:57 15-07-2018

Parashikimi i yjeve sipas Paolo FOX për javën 16-22 Korrik

Dashi

Kjo do të jetë një javë e mbushur me ulje-ngritje për të lindurit në shenjën e Dashit. Planetët do të ndikojnë pozitivisht. Mërkuri, i kthyer në pozicion të favorshëm, do të ndikojë në forcimin e lidhjeve të rëndësishme. Megjithatë, Hëna në pozicion të papërshtatshëm mund të ndikojë negativisht dhe për rrjedhojë të ndiheni në humor të keq të mërkurën dhe të enjten. Dita më e mbarë e javës do të jetë e diela.

Demi

Këtë javë, të lindurit në shenjën e Dashit mund të përjetojnë momente tensioni në ambientet e punës. Do të ndiheni në siklet për shkak të situatës së krijuar. Veçanërisht stresuese do të jenë dita e premte dhe e shtunë. Për fat, Venusi do të jetë kthyer në pozicion të favorshëm për ju dhe gjithçka në aspektin sentimental do të shkojë mirë. Mbase do të jeni ju vetë të parët që do të thoni “të dua”...

Binjakët

Nëse gjithçka në aspektin profesional parashikohet të shkojë mbarë për të lindurit në shenjën e Binjakëve, nuk mund të themi të njëjtën gjë për aspektin sentimental. Do të mbizotërojnë zënkat dhe mosmarrëveshjet... Veçanërisht të lodhshme do të jenë dita e hënë, e martë dhe sidomos e diela, ku Hëna do të jetë kthyer në pozicion të pafavorshëm. Ditët më të mbara të javës do të jenë e mërkura dhe e enjtja, ku nuk do të mungojnë lajmet e mira prej të cilave do të merrni kënaqësi.

Gaforrja

Gjithçka do të shkojë mbarë në aspektin sentimental për të lindurit në shenjën e Binjakëve për këtë javë, sepse Venusi do të jetë kthyer në pozicion të favorshëm. Zemra e partnerit do të rrahë fort për ju dhe nuk do të mungojnë as admiruesit e shumtë që nuk i kishit marrë në konsideratë. Ditët më me fat të javës do të jenë e hëna, e marta, e premtja dhe e shtuna. Diku nga e mërkura dhe e enjtja mund të ndieni ndonjë pakënaqësi.

Luani

Edhe kjo do të jetë një javë e shkëlqyer për të lindurit në shenjën e Luanit, sepse Mërkuri vazhdon të jetë i kthyer në pozicion të favorshëm. Kësisoj, do t’ju njihen meritat, do të jeni në qendër të vëmendjes dhe do të jeni të kërkuar nga të gjithë. E mërkura, e enjtja dhe e diela do të jenë ditë të shkëlqyera me Hënën në shenjë. Gjatë këtyre ditëve bëni kujdes të mos e lini pas dore dikë, pasi mund të krijohet edhe ndonjë gjendje tensioni...

Virgjëresha

Tani që Venusi është i kthyer nga shenja juaj, askush nuk mund t’i ndalë të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Pasioni do të rrëmbejë edhe ata më të përmbajturit dhe racionalët. Nëse jeni beqarë, ky është momenti i përshtatshëm për të parë përreth vetes. Ditë me shumë fat do të jenë e hëna dhe e marta, pasi do të keni Hënën të kthyer nga shenja juaj. Diku nga e diela mund të përjetoni një moment lodhjeje apo stresi.

Peshorja

Gjithçka do të shkojë shkëlqyeshëm për të lindurit në shenjën e Peshores gjatë kësaj jave. Do të përjetoni një gjendje qetësie dhe harmonie në çift. Aty nga e mërkura dhe e enjtja mund t’ju bëjnë ndonjë surprizë të këndshme dhe ju do të ndiheni mjaft të emocionuar. Edhe në aspektin profesional do të jeni të favorizuar prej planetëve. Falë pozicionimit të favorshëm të Mërkurit do t’ju njihen meritat në punë. E diela do të jetë një ditë e qetë me Hënën në shenjën tuaj.

Akrepi

Të lindurit në shenjën e Akrepit po e marrin veten plotësisht në aspektin sentimental. Më në fund, pas një periudhe zënkash e tensionesh, keni gjetur gjuhën e përbashkët me partnerin, ose në rastet më ekstreme keni arritur të mblidhni mendjen. Tani më në fund do të mund të bëni projekte të përbashkëta ose të krijoni marrëdhënie që është e shkruar të zgjasin në kohë. Ditë me fat do të jenë e premtja dhe e shtuna me Hënën në shenjë. Në aspektin profesional mund të përjetoni momente stresi.

Shigjetari

Për të lindurit në shenjën e Shigjetarit, situata në aspektin sentimental nuk parashikohet të jetë fort e mirë. Do të mbizotërojnë zënkat dhe mosmarrëveshjet. Sidomos të hënën dhe të martën gjendja do të jetë mjaft e tensionuar. Mundohuni të shmangni çdolloj diskutimi të paktën deri të mërkurën. Atëherë Hëna më në fund do të kthehet në pozicion të favorshëm dhe gjithçka do të marrë për mirë. E diela do të jetë një ditë me shumë fat.

Bricjapi

Duket se gjithçka do të shkojë mirë për të lindurit në shenjën e Bricjapit në aspektin sentimental. Dashuria do t’ju ngrohë zemrat në këto ditë vere. Ditë pas dite do të zbuloni se keni në krah një njeri të veçantë dhe për momentin punën do ta kaloni në plan të dytë. Ditë me fat, me Hënën në shenjë do të jenë e hëna, e marta, e premtja dhe e shtuna. Bëni kujdes të mërkurën dhe të enjten, sepse mund t’ju prishet humori.

Ujori

Të lindurit në shenjën e Ujorit këtë javë mund të përjetojnë një situatë bllokimi për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Mërkurit, i cili do t’i ndërlikojë marrëdhëniet tuaja dhe do t’jua vështirësojë situatën në aspektin profesional. Për fat të mirë, të paktën në aspektin sentimental, gjërat do të shkojnë mirë dhe do të mund të përjetoni emocione të bukura sidomos të mërkurën, të enjten dhe të dielën. Bëni kujdes të premten dhe të shtunën, sepse Hëna është kthyer në pozicion të pafavorshëm dhe do t’ju duhet të prisni pak për të arritur atë që doni.

Peshqit

Këto ditë nuk do të jenë dhe aq të mbara në aspektin sentimental për të lindurit në shenjën e Peshqve, për shkak se Venusi është kthyer në pozicion të pafavorshëm. Nëse ka diçka që ju shqetëson, nëse nuk e ndieni të afërt partnerin apo keni frikë se ju tradhton, gjëja më e mirë do të ishte që të përballeshit me të. Kështu do të ndiheni më të lehtësuar dhe nuk do të përjetoni kaq shumë stres. E hëna dhe e marta do të jenë ditë të vështira, pasi Hënën nuk e keni aleate. Situata do të përmirësohet të premten dhe të shtunën./living

Article Logic
Execution time: 0.0030159950256348