INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet HOROSKOPI javor (19- 25 NËNTOR)! Dikujt do ti shkojë mirë dhe dikujt ters, zbuloni si do të jetë kjo javë për ju!

Publikohet HOROSKOPI javor (19- 25 NËNTOR)! Dikujt do ti shkojë mirë dhe dikujt ters, zbuloni si do të jetë kjo javë për ju!

Publikuar më: 18:50 18-11-2018

Java e re do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Më poshtë do të japim parashikimin javor për secilën shenjë, por edhe të gjitha këshillat që astrologët kanë për ju.

Horoskopi javor, 19-25 Nëntor:


Dashi-Është vendosja më e fuqishme e Diellit në shenjën tuaj dhe zgjat katër javë. Ju jep një shans të përtërini veten tuaj për pjesën tjetër të vitit. Është rasti të fokusoheni më shumë në nevojat tuaja dhe botën tuaj të brendshme se atë të jashtme. Mos u shqetësoni. Nuk është egoizëm, por një shans për të zbuluar nevojat tuaja. Një ndikim i jashtëm do të fokusoheni më shumë në botën rreth jush. Ju e dini: nëse flokët nuk duken bukur, kalojini pas veshit.

Demi-Prezenca e Marsit në shenjën tuaj këtë javë do të thotë që do të bëni shumë gjëra. Një grup planetësh do të ndikojnë mbi një pjesë të të pandërgjegjshmes që lidhet me të shkuarën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të hidhni dritë mbi të. Jeni nën efektin shtyrje-tërheqje: edhe doni të investigoni diçka, por befas bëni mbrapa.

Binjakët-Lëvizja e diellit tek dashi më 20 mars do të jetë një ogur i mirë për ju, ashtu si Mërkuri dhe Venusi do të lëvizin drejt shenjës suaj në zonën e të ardhmes. Përveç këtij kombinimi dhe një jete të mirë sociale ku do të bëni miq të rinj e interesantë, gjithashtu do të hasni një rritje të shpresës e të optimizmit. Është si të shihni një dritë në fund të tunelit në një kohë që keni qenë të mbërthyer për shumë gjatë. Kjo është një mundësi e mirë sepse ju ndihmon t’i jepni formë të ardhmes.

Gaforrja-Mbërritja e diellit në shenjën tuaj e vë theksin tek puna, qëllimet, suksesi dhe gjërat do t’i ndieni pak më të lehta se ç’kanë qenë. Ndoshta keni filluar të jeni më të sigurt për arritjen e qëllimeve tuaja ose rreth projekteve që keni për të ardhmen. Mund të jetë koha për të korrur dhe shijuar disa kënaqësi profesionale. Sido që të jetë, përfitoni nga rrezet e diellit që shkëlqejnë mbi shenjën tuaj.

Luani-Mbërritja e diellit tek shenja e zjarrit e Dashit është lajm i mirë për ju, duke sinjalizuar vibrime të lehta të rritjes së besimit dhe optimizimit. Kaloi lodhja e madhe e javëve të shkuara dhe megjithse jeni lodhur, keni mësuar dhe keni fituar eksperiencë. Tashmë është koha të shijoni kënaqësi dhe frytet e lodhjes suaj. Tema juaj kryesore është aventura, kështu që nëse doni të bëni një udhëtim, jepini. Është e sigurt që do të jetë stimulues emocionues dhe i kënaqshëm. Grumbullimi i planeteve afër shenjës tuaj këtë javë mbështet udhëtimet, komunikimin dhe kreativitetin si dhe suksesi në ambiciet tuaja.

Virgjëresha-Duke qenë se dielli së bashku me një grup planetesh ndodhet në zonën tuaj të transformimit, shenjat janë për një rilindje. Ndoshta duhet të jetë në formën e një pastrimi ose detoksifikimi si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. Mund të përballeni me një problem të vështirë ose plagë të dhimbshme. Do ta keni të thjeshtë të shmangni atë që nuk doni të dëgjoni, por duke pasur kuraojn të përballeni me çështjen, do të zbuloni përfitime të dobishme.

Peshorja-Dielli i bashkohet Venusit dhe Mërkurit në sferën tuaj të marrëdhënieve duke e kthyer vëmendjen në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Venusi në anë të kundërt sugjeron se diçka duhet zgjidhur, nuk ka rëndësi çfarë problemi është, tani keni mundësi të ndreqni urat dhe të përmirësoni partneritetet tuaja. Prania e Mërkurit sugjeron zgjidhje të mirëmenduara të problemeve me partnerin. Kështu që fundjava do të jetë relaks, sepse do t’i keni vënë punët në vijë.

Akrepi-Pozicionimi i Diellit tek dashi e vendos theksin tek puna dhe shëndeti. Dhe ç’është e vërteta keni nevojë për përmirësim në të dyja këto fusha. Është kohë ideale sepse do të gjeni motivim për t’u preokupuar për gjërat e lëna pas dore. Organizohuni pak. Rregulloni tryezën e punës, zyrën, rutinën e përditshme, dietën dhe stilin e jetës. Nëse jeni mërzitur duke mbajtur për shumë vite të njëjtin pozicion, përpiquni të gjeni mënyra të reja për t’i bërë gjërat ndryshe, ose zgjidhni metodika të reja pune. Një ndryshim është më i mirë se çdo gjë: kjo duhet të jetë motoja juaj për ditët në vijim.

Shigjetari-Ndikimi i diellit në zonën tuaj të zbavitjes, do të zhdukë ndjenjën e rëndesës së akumuluar nga javët parardhëse dhe do të keni një portret më të lehtë, më të ndriçuar, më të relaksuar. Është momenti t’i kanalizoni energjitë tek gjërat që ju japin kënaqësi. Pranoni ftesa për evente sociale, ose programoni kohë për një hobi të veçantë. Keni nevojë për një pushim? Keni nevojë të kënaqni krijimtarinë apo të argëtoheni me miq? Listoni në një letër këto dëshira dhe sigurohuni që brenda javës të përmbushni disa prej tyre.

Bricjapi-Dielli do të ketë ndikim në zonën tuaj të shtëpisë, kështu që familja dhe shtëpia do të jenë në qendër të fokusit tuaj këtë javë. Ndikimi i Marsit është larguar kështu që do të filloni të ndiheni më të sigurt dhe më në paqe. Është diçka e nevojshme për momentin sepse do të filloni t’i gjykoni gjërat me qetësi dhe të mendoni si mund të korrni benefite prej tyre. Kur të gjitha t’i keni përmbushur, në fundjavë jepuni dashuri dhe vëmendje atyre që vërtet kanë rëndësi për ju.

Ujori-Është fillimi i një periudhe të zënë me aktivitete dhe do të jetë sfiduese për ju të ruani mendjen nga mbingarkesa. Edhe pse duhet të takoni shumë njerëz e të shkoni në shumë vende këtë javë, përpiquni të bëni një pushim të paktën një herë në ditë, për të mos u bllokuar. Nëse arrini të ruani ekuilibrat mentalë do të keni gjithmonë mundësi të gjeneroni ide të reja, të merrni informacione e të sprovoni kreativitetin. Linjat tuaja të komunikimt aktualisht janë të mira dhe të hapura, çka e bëjnë një periudhë ideale për të marrë informacione interesante.

Peshqit-“Universi do t’ju paguajë për të qenit vetvetja dhe të bëni atë që doni vërtet”. Kjo shprehje duhet të jetë motoja e javës. Disa peshq aktualisht ndjejnë barrën e një pune të rëndë mbi supe dhe përgjegjësi të mëdha, kurse disa të tjerë të kësaj shenje ndjejnë se kanë humbur gëzimin dhe zërin e tyre. Kurse disa Peshq identifikohen në të dyja kategoritë. Nëse gëzimi juaj është larguar, mbërritja e diellit në zonën e parave (mbështetur nga Venusi dhe Mërkuri) e bën një javë të mirë për të bërë ndryshime. Jeta është shumë e shkurtër për ta kufizuar shpirtin tuaj për hir të sigurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984