DASHI21. mars – 20. prill
Pasion apo debate? Këtë javë të dyja janë të mundura. Marsi dhe Jupiteri do ju mundësojnë një periudhë vullkanike të mbushur me zënka, por edhe me pasion te madh njëkohësisht. Nuk do ndiheni asnjëherë te mërzitur sepse here pas here do ketë te reja. Edhe beqaret do kenë një jave te veçante dhe te mbushur me takime interesante. Ne planin financiar nuk keni për te pasur aspak probleme, përkundrazi do korrni ato qe keni mbjelle dhe rezultatet do jene te kënaqshme. Shëndeti nuk do jete i përkryer, prandaj pak aktivitet fizik do ju beje shume mire. Në punë duhet ta shfrytëzoni mundësinë qe do iu japin shefat sepse nuk do ju vije me një e tille. Jeta familjare do jete paksa e mërzitshme.
DEMI21. prill – 21. maj
Gjatë kësaj jave do merreni vesh me se miri me partnerin dhe mund te filloni edhe një projekt te përbashkët qe do ju afroje edhe me shume. Do mund t’i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te hershme qe keni pasur. Beqaret do i konkretizojnë qe te gjitha dëshirat dhe deri ditën e ente do ndihen me te përmbushur. Për financat do tregoni një kujdes te veçantë, por nuk do arrini dot t’i përmirësoni aq sa keni dashur. Për shëndet me te mire duhet te konsumoni sallata, perime te freskëta dhe te pini cajëra bimore. Ne pune vetëm duke bashkëpunuar me koleget do mund te arrini rezultatet qe aq shume keni pritur. Jeta familjare ka për te qene shume here me e mire se me pare.
BINJAKET22. maj – 21. qershor
Perspektivat për sektorin e dashurisë janë shume te mira këtë jave. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe nuk do debatoni për asgjë me te. Duke qene edhe me te hapur dhe te gatshëm për te provuar aventura emocionet do shtohen me tepër. Beqaret duhet patjetër te ndryshojnë pamjen dhe sjelljen për te afruar dike pas vetes pasi përndryshe do mbeten siç kane qene. Për buxhetin do jete periudhe e qëndrueshme, megjithatë nuk duhet te bëni investime te tepruara. Shëndeti nuk do jete i keq, por here pas here do ju nevojitet pak kamomil ose diçka tjetër qe te qetësoheni. Ne planin profesional do i arrini te gjitha objektivat qe i keni vene vetes. Edhe në familje do përmbushen disa objektiva.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Nëse jeni ne një lidhje mos u mundoni për asnjë arsye te joshni fshehurazi persona te tjerë sepse do shkatërroni lidhjen, do lëndoni partnerin dhe do vuani gjate. Beni te pamundurën për te përmirësuar marrëdhënien me partnerin dhe kërkoni falje për çdo gabim te bere. Beqaret vetëm ne fundjave do kenë mundësi për te realizuar takime prandaj duhet te bëjnë durim. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe me mire prisni edhe pak kohe sesa te merrni hua për te kryer shpenzime për qejf. Shëndeti nuk do jete ne periudhën me te mire dhe here pas here do ju mungoje energjia. Ne pune duhet te keni me shume besim tek vetja ne mënyrë qe te arrini edhe me lart. Jeta familjare do jete e mire.
LUANI23. korrik – 22. gusht
Ata qe janë ne një lidhje do ndihen me mire me partnerin dhe do e kuptojnë se e kane pasur gabim për ato qe kane menduar. Vetëm ata qe kane kohe qe kane debate do mendojnë për ndarje. Beqaret do ndihen me mire këtë jave. Do realizojnë takimet e ëndërruara dhe nuk do e ndiejnë me vetminë. Ne planin financiar situata do lere për te dëshiruar dhe kjo për shkak te pamaturisë tuaj me shpenzimet. Për shëndetin do jete periudhe e mire. Do keni imunitet dhe rezistence te mire fizike e morale. Ne pune yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet më me kujdes. Pas te mërkurës mund te fitoni edhe një pozicion te ri me më tepër te ardhura se me pare. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Yjet do ndikojnë pozitivisht këtë jave tek jeta juaj ne çift dhe do e bëjnë atmosferën me harmonike se kurrë me pare. Beni here pas here lëshime dhe do ndiheni shume me mire. Beqareve do ju ndodhin gjera te papritura dhe zemra do ju rrahe shume me fort nga me pare. Nga e mërkura për ta do filloje një etape me e bukur. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do i keni gjithë kohës duart te mbushura me para. Përfitoni për te bere edhe investime afatgjata. Ne pune analizojini gjerat me kujdes para se te veproni ne mënyrë qe te mos gaboni. Thashethemeve te të tjerëve mos ua vini veshin. Jeta familjare do jete si zakonisht.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Do kuptoheni për mrekulli me partnerin tuaj këtë jave dhe marrëdhënia mes jush do jete aq e mire saqë te gjithë do e kenë zili. Jo vetëm qe do kaloni me shume kohe me njeri-tjetrin, por do filloni te bëni edhe plane për te ardhmen. Beqaret vështirë se do mund ta ndryshojnë dot statusin e tyre edhe pse përpjekjet do jene te mëdha. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri. Do jeni shume te kujdesshëm me çdo shpenzim dhe do mendoni edhe për te ardhmen. Shëndeti nuk do jete i keq, por qe gjendja te jete akoma dhe me e mire duhet te kujdeseni për higjienën dhe ushqimin. Ne pune me te privilegjuarit do jene mjeket, financieret dhe juristet. Ne familje do ketë ngjarje te rëndësishme.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Jeta juaj ne çift do jete me pasionante se me pare këtë jave. Di jeni me liberale dhe do bëni edhe çmenduri te vogla me atë qe keni ne krah vetëm për t’u ndier mire. Beqaret do kenë njohje te reja, por do ju pëlqejnë disa persona ne te njëjtën kohe. Kjo do ua beje me te vështirë zgjedhjen. Me shpenzimet po u treguat te arsyeshëm asgjë e keqe nuk do ndodhe dhe situata do filloje te përmirësohet. Shëndeti ditët e para do jete disi delikat pasi do lodheni edhe nga puna dhe disa angazhime serioze, por ne fundjave situata do normalizohet. Ne pune ambicia nuk do ju lere te dorëzoheni edhe para sfidave te vështira. Do merrni çdo gjë qe keni dashur. Familja pa probleme.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Këtë jave, edhe pse mund te keni disa probleme me miqtë, duhet ta ekuilibroni kohen dhe nuk duhet kurrsesi ta lini pas dore jetën sentimentale. Edhe partneri do ketë nevoje për ju. Beqaret do kenë një takim mbresëlënës nga mesi i javës, i cili mund te shkoje edhe ne martese. Gjendja financiare do jete goxha me e mire edhe pse ne fakt nuk do jeni shume te kujdesshëm me shpenzimet. Shëndeti do jete çdo dite e me i kënaqshëm sidomos pas seancave me aktivitet fizik apo palestër. Ne pune do jeni me shume fat dhe te gjithë koleget do duan te bashkëpunojnë me ju. Mund te kaloni edhe ne një stad tjetër me te rëndësishëm. jeta familjare mund te kaloje disa trazira te vogla.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Kjo jave do ketë goxha ndryshim nga një jave me pare. Dielli do ndriçoje me tepër dhe atmosfera do ngrihet tej mase. Emocionet qe do përjetoni kane për te qene me te forta nga çdoherë. Beqaret do kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje, por për fat te keq nuk do ja dalin e madje mund te lëndohen goxha. Financat do kenë me shume prosperitet nga sa mund te kishit imagjinuar. Do ju dalin paratë edhe për te hequr mënjanë edhe për te bere investimet e menduara. Shëndeti nuk do jete ashtu si ju do dëshironit. Kujdes me kolesterolin dhe me luhatjet e tensionin si pasoje e konsumimit te yndyrave. Ne pune do jeni te duruar dhe te matur për t’ia dale mbanë. Familja do mbetet si gjithmonë.
UJORI21. janar – 19. shkurt
Nëse kohet e fundit keni pasur probleme vërtet serioze me partnerin, deri nga mesi i kësaj jave do keni zgjidhur gjithçka dhe do ndiheni shume me te qete. Te premte mund te merrni një vendim te rëndësishëm qe do ua shtoje edhe buzëqeshjen. Beqaret do kenë goxha takime, por nuk duhet te nxitohen për asgjë. Me mire është t’i hidhni hapat me ngadalë. Financat nuk do jene te këqija, por dëshira juaj e madhe për te pasur sa me shume para neper duar mund t;iu çojë ne rruge te gabuar. Shëndeti here pas here mund te jete edhe delikat. Mund te keni aksidente te vogla gjate gatimit ose ne pune. Ne pune do jeni gati te ndryshoni edhe planet e bëra vetëm qe te keni sa me shume sukses. Jetës familjare do i jepni me tepër rëndësi.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Nëse nuk tregoheni tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj jave keni për te pasur probleme e debate te njëpasnjëshme. Kokëfortësia gjithashtu duhet shmangur me çdo kusht. Beqaret do kenë plot mundësi për te filluar aventura kalimtare, por asnjë për lidhje serioze. Gjendja financiare nuk do jete e shkëlqyer, por do ju mjaftojnë paratë sa për te bere investim,et e menduara dhe për te shlyer disa borxhe. Shëndeti për fatin tuaj te mire do jete me i mire se një jave me pare. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga veshkat apo stomaku do jene me te qete. Ne pune do nxitoheni dhe ka rrezik te bëni gabime. Me familjaret duhet te jeni me te afërt sepse ata do jene nevoje për ju.